Nis projektimi i onkologjisë në Prizren, parashihen deri në 50 pacientë me kimioterapi në ditë

Nis projektimi i onkologjisë në Prizren, parashihen deri në 50 pacientë me kimioterapi në ditë

Nis projektimi i onkologjisë në Prizren, parashihen deri në 50 pacientë me kimioterapi në ditë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se ka nisur puna për projektimin e njësisë së re onkologjike në Spitalin e Prizrenit.

Sponsor 3M Express

Përmes një postimi në Facebook, Vitia ka bërë të ditur se njësia e re do të funksionalizohet në faza, sipas planit të veprimit, ndërsa në përfundim do të ketë kapacitete për trajtimin e 30 deri në 50 pacientëve në ditë me kimioterapi dhe 40 pacientëve me radioterapi.

Sipas tij, njësia do të pajiset me akselerator linear, simulator CT dhe hapësira moderne për trajtim e kontroll.

Po ashtu, ajo do të lidhet në mënyrë digjitale me Klinikën e Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), duke mundësuar planifikimin e përbashkët të trajtimeve nga ekipet mjekësore në Prizren dhe Prishtinë.

Vitia ka rikujtuar se para tre vjetësh në Spitalin e Prizrenit kishte filluar shpërndarja e terapisë tabletare onkologjike, ndërsa projektimi i njësisë së re paraqet hapin e radhës në zgjerimin e shërbimeve.

Ai ka thënë se synimi është që pacientët të marrin trajtim më afër vendbanimeve të tyre, të presin më pak dhe të kenë më pak shpenzime për udhëtim.

Lexo edhe

Lëndohet një ushtar i FSK-së gjatë një shpërthimi të municionit, po trajtohet në QKUK

Lëndohet një ushtar i FSK-së gjatë një shpërthimi të municionit, po trajtohet në QKUK

Trump nuk e mori Groenlandën, por ShBA-ja siguroi një avantazh të madh strategjik në ishull

Trump nuk e mori Groenlandën, por ShBA-ja siguroi një avantazh të madh strategjik në ishull

Ministria e Kulturës sqaron daljen e veturës zyrtare në Valbonë: Ishte udhëtim i autorizuar

Ministria e Kulturës sqaron daljen e veturës zyrtare në Valbonë: Ishte udhëtim i autorizuar