Ka nisur Prime i pestë i edicionit të pestë të Big Brother VIP Kosova, ku edhe këtë mbrëmje pritet të ketë zhvillime interesante, debate të forta dhe surpriza për banorët dhe publikun.

Gjatë spektaklit të sotëm do të diskutohen disa nga debatet më të komentuara të ditëve të fundit, gjithashtu do të ketë dy hyrje të reja edhe një rrëfim emocionues.
Vëmendje e veçantë pritet t’u kushtohet edhe temave që kanë dominuar edhe rrjetet sociale, përfshirë edhe pëlqimin që Arlinda ia shprehu Norës, e gjithashtu edhe debatet mes Zojës dhe Akilit, Zojës dhe Antonetës, Arlindës dhe Anjezës dhe shumë diskutime të tjera.
Gjithashtu, pritet të komentohet edhe pse doli Beharja papritur nga shtëpia më e famshme në vend.
Për të gjitha këto dhe shumë më shumë, qëndroni me Klan Kosova dhe Big Brother VIP Kosova.





