Kurti kërkon nga BE-ja të nisë shqyrtimin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim: Mos të vonohet edhe më tej

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar që Këshilli i Bashkimit Evropian t’i drejtohet Komisionit Evropian për të marrë një vlerësim lidhur me aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE, të dorëzuar në dhjetor të vitit 2022.

Sponsor 3M Express

Këtë kërkesë Kurti e ka ngritur gjatë takimit me përfaqësues të Komitetit për Çështje të Bashkimit Evropian në Parlamentin e Irlandës, ku është diskutuar rrugëtimi i Kosovës drejt integrimit evropian.

Në njoftimin e tij, Kurti ka theksuar se nisja e shqyrtimit të aplikimit është thelbësore që procesi i marrjes së statusit të vendit kandidat dhe hapjes së negociatave për anëtarësim të mos zvarritet më tej.

“Që rrugëtimi zyrtar i Republikës së Kosovës drejt BE-së, nëpërmjet marrjes së statusit të vendit kandidat dhe hapjes së negociatave për anëtarësim, të mos vonohet edhe më tej, është thelbësore që Këshilli të kërkojë mendim nga Komisioni për aplikimin e dorëzuar në dhjetor të vitit 2022. Për ne procesi nuk është më pak i rëndësishëm se arritja në cak, sepse me përmbushjen e reformave përveçqë lëvizim përpara në rrugën evropiane, përfitojnë qytetarët dhe forcohemi si shtet. Nga strehimi i refugjatëve e pjesëmarrja në kuadër të KFOR-it, jemi mirënjohës për mbështetjen dhe kontributin e vazhdueshëm të Irlandës për qytetarët dhe Republikën tonë.”, shkroi ai.

Sipas njoftimit, në takimin e mbajtur në Houses of the Oireachtas, përkatësisht në Parlamentin e Irlandës, morën pjesë kryesuesi i Komitetit për Çështje të Bashkimit Evropian, Barry Ward, anëtari Rúairí Ó Murchú, sekretari Ivan Farmer dhe drejtori për Zgjerim dhe Njësinë për Evropën Juglindore, Frank Smyth.

Kurti ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Irlandës ndaj Kosovës, duke veçuar strehimin e refugjatëve dhe kontributin e këtij shteti në kuadër të KFOR-it.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Ronaldinho rikthehet në fushë pas 11 vjetësh, debuton me fanellën e Ravennës në moshën 46-vjeçare

Dalja e Behares i befason banorët (VIDEO)

Dalja e Behares i befason banorët (VIDEO)

Kurti kërkon nga BE-ja të nisë shqyrtimin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim: Mos të vonohet edhe më tej | Momenti