Nis hartimi i Agjendës Parlamentare për Barazi Gjinore 2027–2030

Nis hartimi i Agjendës Parlamentare për Barazi Gjinore 2027–2030

Nis hartimi i Agjendës Parlamentare për Barazi Gjinore 2027–2030

Në Kuvendin e Kosovës ka nisur procesi i hartimit të Agjendës Parlamentare për Çështje të Grave dhe Barazi Gjinore 2027–2030.

Sponsor 3M Express

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, tha se, pavarësisht legjislacionit që garanton të drejtat e grave, ato vazhdojnë të përballen me padrejtësi në shumë fusha të jetës.

Ajo theksoi se barazia gjinore duhet të jetë prioritet dhe bëri të ditur se gjatë nëntorit dhe dhjetorit do të zhvillohen vizita në shtatë qendrat rajonale të Kosovës, për konsultime me organizata lokale, strehimore, gra nga zonat rurale, komunitetet joshumicë dhe gra me aftësi të kufizuara.

Në takim mori pjesë edhe zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla-Schwarz, e cila prezantoi statistikat për dhunën në familje.

Sipas saj, gjatë dhjetë muajve janë regjistruar 2 mijë e 361 raste të dhunës në familje, prej të cilave 171 viktima janë fëmijë. Po ashtu, në këtë periudhë janë regjistruar tetë vrasje të grave në Kosovë.

Ndërkaq, kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore dhe Peticione, Fatmire Kollçaku Mulhaxha, tha se agjenda do të shërbejë si mekanizëm për monitorimin e zbatimit të ligjeve dhe mbikëqyrjen e punës së institucioneve.

Në procesin konsultativ pritet të kontribuojnë edhe Grupi i Grave Deputete dhe organizatat joqeveritare që merren me mbrojtjen e të drejtave të grave dhe avancimin e barazisë gjinore. /Klankosova.tv

Lexo edhe

LEX | Vrasja e Triumf Rizës – Ilir Abdullahu dhe Rrahim Abdullahu dënohen me nga 18 vjet burgim

LEX | Vrasja e Triumf Rizës – Ilir Abdullahu dhe Rrahim Abdullahu dënohen me nga 18 vjet burgim

Komuna del në terren pas erërave të forta në kryeqytet, qytetarët ftohen t’i raportojnë dëmet

Komuna del në terren pas erërave të forta në kryeqytet, qytetarët ftohen t’i raportojnë dëmet

Volvo EX60 rrëmben çmimin “Vetura e Vitit 2027”, ja çfarë e bën kaq të veçantë

Volvo EX60 rrëmben çmimin “Vetura e Vitit 2027”, ja çfarë e bën kaq të veçantë