Nis hartimi i Agjendës Parlamentare për Çështje të Grave dhe Barazi Gjinore 2027–2030

Nis hartimi i Agjendës Parlamentare për Çështje të Grave dhe Barazi Gjinore 2027–2030

Nis hartimi i Agjendës Parlamentare për Çështje të Grave dhe Barazi Gjinore 2027–2030

Në Kuvendin e Kosovës ka nisur procesi i hartimit të Agjendës Parlamentare për Çështje të Grave dhe Barazi Gjinore 2027–2030, me synim avancimin e të drejtave të grave dhe forcimin e mekanizmave për mbrojtjen e tyre nga dhuna.

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, tha se, pavarësisht legjislacionit të avancuar, vajzat dhe gratë në Kosovë vazhdojnë të përballen me padrejtësi në shumë fusha të jetës. Ajo theksoi se Kuvendi do të angazhohet për zbatimin e dokumenteve ligjore që garantojnë barazinë gjinore dhe mbrojtjen e të drejtave të grave.

Sponsor 3M Express

Haxhiu bëri të ditur se gjatë muajve nëntor dhe dhjetor do të realizohen vizita në shtatë qendrat rajonale të Kosovës, ku do të zhvillohen konsultime me organizatat lokale, strehimoret për viktimat e dhunës, gratë nga zonat rurale, komunitetet joshumicë dhe gratë me aftësi të kufizuara.

Në takim, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla-Schwarz, prezantoi edhe të dhënat për dhunën në familje. Sipas saj, gjatë dhjetë muajve të këtij viti janë regjistruar 2 mijë e 361 raste të dhunës në familje, me 171 fëmijë viktima, ndërsa janë regjistruar edhe tetë vrasje të grave.

Ndërkaq, kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore dhe Peticione, Fatmire Kollçaku-Mulhaxha, tha se agjenda do të shërbejë si mekanizëm për monitorimin e zbatimit të ligjeve dhe mbikëqyrjen e institucioneve.

Edhe kryetarja e Grupit të Grave Deputete, Arieta Rexhepi, si dhe përfaqësueset e organizatave joqeveritare, shprehën gatishmërinë për të kontribuar në këtë proces dhe në avancimin e barazisë gjinore në Kosovë.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Edita: Kur jam ndarë nga burri, 3 muaj nuk kam dalë nga dhoma

Edita: Kur jam ndarë nga burri, 3 muaj nuk kam dalë nga dhoma

Ruzhin: Maqedonia po ndjek linjën amerikane lidhur me çështjen e Palestinës

Ruzhin: Maqedonia po ndjek linjën amerikane lidhur me çështjen e Palestinës

LEX | Vrasja e Triumf Rizës – Ilir Abdullahu dhe Rrahim Abdullahu dënohen me nga 18 vjet burgim

LEX | Vrasja e Triumf Rizës – Ilir Abdullahu dhe Rrahim Abdullahu dënohen me nga 18 vjet burgim