LEX | Vrasja e Triumf Rizës – Ilir Abdullahu dhe Rrahim Abdullahu dënohen me nga 18 vjet burgim

LEX | Vrasja e Triumf Rizës – Ilir Abdullahu dhe Rrahim Abdullahu dënohen me nga 18 vjet burgim

LEX | Vrasja e Triumf Rizës – Ilir Abdullahu dhe Rrahim Abdullahu dënohen me nga 18 vjet burgim

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur fajtorë në rigjykim Ilir Abdullahun, i njohur si “Liza”, dhe Rrahim Abdullahun, i njohur si “Rrumqi”, për vrasjen e rëndë në bashkëkryerje të zyrtarit policor Triumf Riza. Gjykata i dënoi të dy me nga 18 vjet burgim.

Sponsor 3M Express

Aktgjykimi u shpall të premten, më 20 nëntor, një javë pasi palët paraqitën fjalët përfundimtare. Në seancën e 13 nëntorit, Prokuroria Speciale kishte kërkuar që të dy të akuzuarit të shpalleshin fajtorë dhe të dënoheshin me burgim.

Në fjalën përfundimtare, Ilir Abdullahu tha se kishte kaluar rreth tre vjet e gjysmë në paraburgim dhe se e kishte ndërgjegjen e pastër. Rrahim Abdullahu kundërshtoi akuzën dhe kërkoi që çështja të mos kthehej sërish në rigjykim.

Triumf Riza u vra më 30 gusht 2007 në Prishtinë. Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, Ilir dhe Rrahim Abdullahu akuzoheshin për pjesëmarrje në vrasjen e tij në bashkëkryerje.

Shënim: Personat e apostrofuar konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

FSK certifikon instruktorë të rinj ushtarakë në bashkëpunim me Ushtrinë Amerikane

FSK certifikon instruktorë të rinj ushtarakë në bashkëpunim me Ushtrinë Amerikane

“I thashë babit mos puno më, se ke punu gjithë jetën…ai pikërisht atëherë ndërroi jetë” (VIDEO)

“I thashë babit mos puno më, se ke punu gjithë jetën…ai pikërisht atëherë ndërroi jetë” (VIDEO)

Prizreni mobilizon ekipet pas erërave të forta, monitorohen dëmet e shkaktuara

Prizreni mobilizon ekipet pas erërave të forta, monitorohen dëmet e shkaktuara