Një 39-vjeçare është goditur me mjet prerës nga bashkëshorti i saj pas një konflikti mes tyre, në Divjakë të Shqipërisë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00, kur i dyshuari 45-vjeçar dyshohet se ka goditur bashkëshorten e tij 39-vjeçare me mjet prerës.
E lënduara është transportuar për ndihmë mjekësore të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Ndërkohë, policia ka shoqëruar të dyshuarin në ambientet e Komisariatit të Policisë në Divjakë për veprime të mëtejshme hetimore, ndërsa grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali





