Nga Bjeshkët e Nemuna në mediat botërore, “Peaks of the Balkans” vendos Kosovën në hartën e turizmit malor

Revista prestigjioze ndërkombëtare Condé Nast Traveler i ka kushtuar një reportazh të veçantë shtegut turistik “Peaks of the Balkans”, që lidh Kosovën, Shqipërinë dhe Malin e Zi, duke vënë në pah bukuritë natyrore të rajonit dhe ndikimin e turizmit në jetën e komuniteteve lokale.

Sponsor 3M Express

Shtegu, i gjatë rreth 192 kilometra, përshkon Alpet Shqiptare dhe Bjeshkët e Nemuna, duke u ofruar vizitorëve pamje malore, liqene, pyje dhe mundësi për të njohur kulturën e mikpritjen tradicionale të banorëve.

Përshkimi i plotë i tij zakonisht zgjat 10 deri në 13 ditë.

Në reportazhin e publikuar nga revista, vëmendje e veçantë i kushtohet edhe Kosovës, përkatësisht zonave malore të Rugovës, Junikut dhe fshatrave përreth.

Përmes rrëfimeve të banorëve, artikulli tregon se si zhvillimi i turizmit ka ndihmuar në rikthimin e jetës në vendbanimet malore, duke krijuar mundësi ekonomike për familjet lokale.

Një nga rrëfimet është ai i Blendi Lajqit nga Drelaj, familja e të cilit ishte larguar gjatë luftës së viteve 1998-1999.

Pas shumë vitesh, zhvillimi i turizmit malor u mundësoi kthimin dhe shndërrimin e shtëpisë familjare në bujtinë për turistët, transmeton Telegrafi.

Sipas të dhënave të përmendura në artikull, shtegu tërheq rreth 43 mijë vizitorë në vit dhe gjeneron mbi 25 milionë euro aktivitet ekonomik, duke dëshmuar potencialin e turizmit për zhvillimin e zonave rurale.

Reportazhi e paraqet “Peaks of the Balkans” jo vetëm si një destinacion për adhuruesit e ecjeve malore, por edhe si një shembull të bashkëpunimit ndërkufitar dhe të zhvillimit ekonomik përmes turizmit, duke i dhënë Kosovës një tjetër hapësirë promovimi në arenën ndërkombëtare./Telegrafi/

Lexo edhe

“Idiot, idiot” – Lamine Yamal përplaset me Andersonin pasi ia shkaktoi kartonin e kuq në ndeshjen Spanjë-Angli

“Idiot, idiot” – Lamine Yamal përplaset me Andersonin pasi ia shkaktoi kartonin e kuq në ndeshjen Spanjë-Angli

Horoskopi ditor, 16 nëntor 2026

Horoskopi ditor, 16 nëntor 2026

“Alta Banka” del në shitje, ankandi i parë mbahet më 30 nëntor

“Alta Banka” del në shitje, ankandi i parë mbahet më 30 nëntor