Nga 0:2 në triumf spektakolar – Barcelona e frikshme bën përmbysjen e çmendur dhe e “blindon” kreun e tabelës

Barcelona ka realizuar një përmbysje dramatike dhe të pabesueshme në shtëpi, duke mposhtur Villarreali-n me rezultat 3:2, në një ndeshje që nisi si makth i vërtetë për gjigantin katalunas, por që përfundoi në festë të madhe për ta dhe tifozët e pranishëm në “Camp Nou”.

Sponsor 3M Express

Takimi nisi në mënyrën më të keqe të mundshme për vendasit. Kur kishin kaluar vetëm shtatë minutat e parë të lojës, Barcelona e gjeti veten në disavantazh të dyfishtë. Fillimisht ishte Tajon Buchanan ai që heshti stadiumin në minutën e pestë, ndërsa vetëm dy minuta më vonë, Tanitoluwa Oluwaseyi dyfishoi epërsinë e mysafirëve, duke shkaktuar shok të vërtetë te katalunasit.

Vendasit u munduan të reagonin dhe në minutën e 23-të patën mundësinë e artë për t’u rikthyer në lojë, por talenti Lamine Yamal dështoi nga pika e bardhë e penalltisë, duke bërë që skuadrat të shkojnë në pushim me epërsinë 0:2 të Villarrealit.

Por, në pjesën e dytë në fushë doli një Barcelonë krejt tjetër – e frikshme, e pandalshme dhe e vendosur për të mos lejuar befasi. Për vetëm katër minuta, blaugranasit shkrinë epërsinë e mysafirëve duke barazuar shifrat në 2:2. Serinë e golave e hapi Gerard Martin në minutën e 57-të, ndërsa në minutën e 61-të, Fermin Lopez çoi peshë stadiumin me golin e barazimit.

Përmbysja e madhe u kompletua vetëm 10 minuta pas golit të parë të vendasve, kur fati i buzëqeshi Barcelonës dhe Pau Navarro shënoi autogol në portën e tij, duke vulosur rezultatin përfundimtar 3:2.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Kolonët izraelitë sulmojnë katër fshatra palestineze në Bregun Perëndimor, digjen vetura dhe dëmtohen kamionë

Kolonët izraelitë sulmojnë katër fshatra palestineze në Bregun Perëndimor, digjen vetura dhe dëmtohen kamionë

Ngjarje madhështore në Llapushnik të Drenasit – Zbulohen bustet e Skënderbeut, Pjetër Bogdanit dhe Adem Jasharit

Ngjarje madhështore në Llapushnik të Drenasit – Zbulohen bustet e Skënderbeut, Pjetër Bogdanit dhe Adem Jasharit

Rivali politik i Netanyahut dënon sulmet e kolonëve izraelitë ndaj fshatrave palestineze në Bregun Perëndimor

Rivali politik i Netanyahut dënon sulmet e kolonëve izraelitë ndaj fshatrave palestineze në Bregun Perëndimor