Ngjarje madhështore në Llapushnik të Drenasit – Zbulohen bustet e Skënderbeut, Pjetër Bogdanit dhe Adem Jasharit

Ngjarje madhështore në Llapushnik të Drenasit – Zbulohen bustet e Skënderbeut, Pjetër Bogdanit dhe Adem Jasharit

Ngjarje madhështore në Llapushnik të Drenasit – Zbulohen bustet e Skënderbeut, Pjetër Bogdanit dhe Adem Jasharit

Një ngjarje e veçantë historike e kulturore është mbajtur sot në Llapushnik të Drenasit, ku në prag të festës së madhe të 28 Nëntorit, u organizua një akademi përkujtimore me rastin e vendosjes dhe zbulimit të busteve të tri figurave emblematike të kombit shqiptar: Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, Pjetër Bogdanit dhe Komandantit Legjendar, Adem Jasharit.

Sponsor 3M Express

Të pranishmëve me një fjalë rasti iu drejtua i pari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, i cili vlerësoi lart këtë iniciativë, duke theksuar se këto tri personalitete përbëjnë vlera të pashlyera për kombin dhe e bëjnë komunën e Drenasit edhe më të bukur në këtë muaj të lavdisë.

“Zbulimi i busteve është nderim për të gjithë shqiptarët. Sot, zbulojmë dhe nderojmë tri personalitete me të cilat historia e popullit shqiptar është me vlera të pashlyera dhe të pashmangshme… Në këtë ditë nëntori, komuna jonë bëhet më e pasur dhe më e bukur me këto tri buste, të cilat përfaqësojnë vlera”, deklaroi Lladrovci.

Nga ana tjetër, vikari ipeshkvor në Llapushnik, Don Anton Uka, foli për simbolikën e vendit ku po mbahet kjo ceremoni, duke nënvizuar lidhjen e pandashme mes besimit dhe atdhedashurisë.

“Nuk është rastësi se kjo ngjarje po zhvillohet pikërisht në Kishën e Shën Abrahamit në Llapushnik, sepse kjo kishë, me rrugëtimin e saj, ka dëshmuar dhe po dëshmon se feja dhe atdheu nuk janë dy dashuri përjashtuese, që përjashtojnë njëra-tjetrën, por dy përgjegjësi që na thërrasin t’i shërbejmë Zotit dhe njeriut”, u shpreh ai.

Kjo akademi u pasurua edhe me program të larmishëm kulturor e artistik. Aktori i njohur, Xhevat Limani, solli emocione të veçanta përmes një pike teatrale duke interpretuar poezinë “O flamur shkamb”, ndërsa sopranoja Besiana Qani Mehmeti performoi një vepër artistike para të pranishmëve, për t’i hapur më pas rrugë momentit kryesor – zbulimit solemne të tri busteve.

Kujtojmë se këto tri figura përfaqësojnë epokat më të ndritura të rezistencës, kulturës dhe lirisë shqiptare:

Gjergj Kastrioti – Skënderbeu (1405–1468), kryetrimi dhe heroi kombëtar i shekullit XV, i cili për 25 vjet udhëhoqi me sukses rezistencën shqiptare kundër Perandorisë Osmane.

Pjetër Bogdani (rreth 1630–1689), kryepeshkopi i Shkupit në shekullin XVII dhe autori i veprës monumentale “Çeta e Profetëve” – vepra e parë origjinale në prozë e shkruar në gjuhën shqipe dhe gurthemel i identitetit kulturor shqiptar.

Adem Jashari (1955–1998), Komandanti Legjendar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili ra heroikisht bashkë me familjen në luftën e pabarabartë kundër forcave kriminale serbe gjatë Epopesë së lavdishme të Jasharëve më 5, 6 dhe 7 mars 1998 në Prekaz.

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Nesër paralizohet transportit ajror dhe ai publik në Belgjikë

Nesër paralizohet transportit ajror dhe ai publik në Belgjikë

MTel zgjerohet në Zvicër, kompania amë e lidhur me ish-pushtetin e Vuçiqit

MTel zgjerohet në Zvicër, kompania amë e lidhur me ish-pushtetin e Vuçiqit

Kolonët izraelitë sulmojnë katër fshatra palestineze në Bregun Perëndimor, digjen vetura dhe dëmtohen kamionë

Kolonët izraelitë sulmojnë katër fshatra palestineze në Bregun Perëndimor, digjen vetura dhe dëmtohen kamionë