Paralajmërohen gjoba për qarkullim jashtë rrugëve të lejuara në Bjeshkët e Nemuna

Paralajmërohen gjoba për qarkullim jashtë rrugëve të lejuara në Bjeshkët e Nemuna

Paralajmërohen gjoba për qarkullim jashtë rrugëve të lejuara në Bjeshkët e Nemuna

Inspektorati i Natyrës, në bashkëpunim me rojet e natyrës të Drejtorisë Administrative të Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”, ka zhvilluar një aktivitet në zonën e Moknës, me qëllim të vetëdijesimit për dëmet që shkaktohen nga qarkullimi i mjeteve motorike jashtë rrugëve të lejuara.

Sponsor 3M Express

Përmes një reagimi në Facebook, Drejtoria ka bërë të ditur se lëvizja e pakontrolluar e automjeteve off-road dhe motoçikletave dëmton peizazhet natyrore, mbulesën bimore, tokën dhe habitatet natyrore.

“Kontrollet dhe mbikëqyrja në terren do të vazhdojnë, ndërsa ndaj shkelësve do të ndërmerren veprimet përkatëse ligjore, përfshirë shqiptimin e gjobave”, thuhet në reagim, transmeton Klankosova.tv.

Aty u bëhet thirrje qytetarëve dhe adhuruesve të aktiviteteve motorike që të respektojnë rregullat dhe të mos qarkullojnë jashtë rrugëve të lejuara.

Drejtoria ka theksuar se kjo thirrje vlen për të gjithë territorin e Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”, e jo vetëm për zonën e Moknës.

“Natyra nuk është pistë garash! Mbrojtja e saj është përgjegjësi e përbashkët. Ta ruajmë Moknën dhe gjithë Bjeshkët e Nemuna!”./Klankosova.tv

Lexo edhe

Dalin fotot e vjetra të Antonetës, kështu dukej banorja e BBVK 5 shumë vite më parë

Dalin fotot e vjetra të Antonetës, kështu dukej banorja e BBVK 5 shumë vite më parë

Drita mposht Feronikelin ’74 në një sfidë dramatike

Drita mposht Feronikelin ’74 në një sfidë dramatike

Ngjarje madhështore në Llapushnik – Zbulohen bustet e Skënderbeut, Pjetër Bogdanit dhe Adem Jasharit

Ngjarje madhështore në Llapushnik – Zbulohen bustet e Skënderbeut, Pjetër Bogdanit dhe Adem Jasharit