Netflix paralajmëron dokumentarin për Russell Brand

Netflix paralajmëron dokumentarin për Russell Brand

Netflix paralajmëron dokumentarin për Russell Brand

Netflix ka njoftuar publikimin e dokumentarit të ri Russell Brand: Open Secret, i cili trajton ngritjen në karrierë dhe rënien e komedianit britanik.

Sponsor 3M Express

Filmi pritet të publikohet më 13 nëntor dhe do të ndjekë rrugëtimin e Brand, nga suksesi në botën e komedisë deri te përballja me drejtësinë.

Me regji nga Olivia Isaacs dhe prodhim të kompanisë 72 Films, dokumentari përfshin dëshmi nga persona të afërt me industrinë dhe pamje arkivore, shkruan DailyMail.

Ai trajton gjithashtu hetimin e zhvilluar nga The Times dhe The Sunday Times, përmes gazetarëve Rosamund Urwin dhe Charlotte Wace.

Publikimi vjen pas dënimit të Brand në Gjykatën e Kurorës në Southwark, ku ai u shpall fajtor për një akuzë përdhunimi dhe tri akuza për sulm seksual. Sipas artikullit, të hënën ai u dënua me 10 vjet e gjysmë burg.

Ndërkohë, debati për mënyrën se si industria e argëtimit trajtonte sjelljet e papërshtatshme të figurave të fuqishme është rikthyer në vëmendje.

Sekretarja britanike e Kulturës, Lisa Nandy, pritet të takohet me drejtues të televizioneve për të diskutuar masat që duhet të ndërmerren për mbrojtjen e grave dhe vajzave nga abuzimi dhe ngacmimi.

Në këtë debat është përfshirë edhe producenti televiziv Richard Osman, i cili tha se kishte krijuar përshtypje negative për Brand që në fillimet e karrierës së tij, ndonëse nuk kishte punuar dhe as ishte takuar ndonjëherë me të.

Osman kujtoi se Brand ishte punësuar nga Endemol në vitin 2004 për të prezantuar emisionin Big Brother’s Eforum, që më vonë u bë i njohur si Big Brother’s Big Mouth. /Telegrafi/

Lexo edhe

Ekskluzive | “Cobra” rrah “Italianin” në Burgun e Sigurisë së Lartë

Ekskluzive | “Cobra” rrah “Italianin” në Burgun e Sigurisë së Lartë

Rrahje ndërmjet Kobrës dhe Andi Pajazitit në Burgun e Sigurisë së Lartë

Rrahje ndërmjet Kobrës dhe Andi Pajazitit në Burgun e Sigurisë së Lartë

Sveçla: Për Policinë u shpenzuan 732 milionë euro në pesë vjet

Sveçla: Për Policinë u shpenzuan 732 milionë euro në pesë vjet