Në vend të përkujdesjes, kërcënime nga i biri – babai 65-vjeçar shkon në Polici, djali përfundon në pranga

Në vend të qetësisë dhe përkujdesjes nga i biri, një 65-vjeçar në Fushë Kosovë ka përfunduar duke kërkuar mbrojtjen e Policisë. Babai ka denoncuar djalin e tij për kërcënime dhe dhunë të vazhdueshme, duke rrëfyer për një situatë të rëndë brenda familjes. Denoncimi ka çuar në arrestimin e 37-vjeçarit, i cili është ndaluar për 48 orë.

Sponsor 3M Express

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se rasti është raportuar të enjten, më 5 nëntor, rreth orës 13:00, në Stacionin Policor në Fushë Kosovë.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, R.V. 65 vjeçar është paraqitur në Polici për të kërkuar ndihmë, duke deklaruar se djali i tij, E.V. 37 vjeçar, po e kanoste me fjalë dhe ushtronte dhunë të vazhdueshme ndaj tij.

Babai ka pohuar gjithashtu se i biri është përdorues i substancave narkotike, rrethanë të cilën e ka përmendur gjatë denoncimit të tij.

Pas pranimit të ankesës, janë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore, ndërsa 37-vjeçari është intervistuar lidhur me pretendimet e babait.

Gjatë intervistimit, i dyshuari ka zgjedhur të mbrohet në heshtje, duke shfrytëzuar të drejtën e tij ligjore.

Për rastin është njoftuar Prokuroria e Shtetit, përkatësisht departamenti që trajton rastet e dhunës në familje.

Me vendim të Prokurorisë, ndaj E.V. është iniciuar rasti për veprën penale “Kanosja”, ndërsa i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

Hetimet vazhdojnë për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe pretendimet e babait për dhunën e vazhdueshme.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Shtëpia e Bardhë mohon largimin e Hegseth dhe Rubios pas humbjeve të republikanëve

Shtëpia e Bardhë mohon largimin e Hegseth dhe Rubios pas humbjeve të republikanëve

Rama i reagon Kërçelit për “shiritin sinjalizues”: Po e mashtron opinionin – nuk është çmimi i shiritit, por i shërbimit

Rama i reagon Kërçelit për “shiritin sinjalizues”: Po e mashtron opinionin – nuk është çmimi i shiritit, por i shërbimit

Kërçeli i reagon Ramës për çmimin e shiritit nëntokësor: Zgjedhe moderatorin dhe televizionin, rrena i ka këmbët e shkurtra

Kërçeli i reagon Ramës për çmimin e shiritit nëntokësor: Zgjedhe moderatorin dhe televizionin, rrena i ka këmbët e shkurtra