Në protestën mbarëkombëtare në Prishtinë u kërkua shkarkimi i Gërvallës dhe Sveçlës (VIDEO)

Në protestën mbarëkombëtare në Prishtinë u kërkua shkarkimi i Gërvallës dhe Sveçlës (VIDEO)

Në protestën mbarëkombëtare në Prishtinë u kërkua shkarkimi i Gërvallës dhe Sveçlës (VIDEO)

Përpara i vendosën fjalët e prapa tyre i thërrisnin ato.

Sponsor 3M Express

Zërin që s’ia dëgjoi kush edhe kur ndihmë kërkoi, Arlinda Zekaj, e lëshuan rrugëve të Prishtinës, marshuesit që të shtunën dolën për të kërkuar drejtësi për të e edhe për krejt gratë e tjera të vrara.

E gjersa ecnin për tek Ministria e Drejtësisë, letrat që iu drejtuan institucioneve të drejtësisë nga Arlinda, një nga një u lexuan.

Kur erdhën aty, dorëheqjen e ministres, Donika Gërvalla po, veç të njëjtën thirrje e patën edhe për dikë tjetër.

Prej aty udhë morën tek Këshilli Prokurorial, ku në shenjë revolte ndezën tymues të kuq. Më pas, jo shumë larg kësaj godine, u ndalën para stacionit të policisë, ku aty me zë zmadhues lëshuan bisedën  e Arlindës, derisa lutej për siguri.

Pas kësaj, u lexuan edhe përjetimet e grave të tjera.

Pjesëmarrës ishte edhe vëllai i Erjona Coklit, që u vra nga ish bashkëshorti në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj. Ai tha se vitet e dënimit ndaj ish dhëndrit, s’mjaftojnë.

Protestën e kryen tek qeveria,  e pos thirrjes për siguri, marshuesit patën edhe disa kërkesa.

Kritika mori  edhe Avokati i Popullit.

Protesta të tilla u tha se do të organizohen sërish derisa të ketë siguri për gratë e gjalla e drejtësi për ato të vrarat.

Lexo edhe

Pamje dramatike nga Polonia, njerëzit ikin mes të shtënave me armë

Pamje dramatike nga Polonia, njerëzit ikin mes të shtënave me armë

Incident në derbin e basketbollit, ndërpritet ndeshja mes Pejës dhe Sigal Prishtinës

Incident në derbin e basketbollit, ndërpritet ndeshja mes Pejës dhe Sigal Prishtinës

Domatja dhe avokadoja, kombinimi që i ndihmon trupit të përthithë më shumë antioksidantë

Domatja dhe avokadoja, kombinimi që i ndihmon trupit të përthithë më shumë antioksidantë