Ndeshja derbi mes Pejës dhe Sigal Prishtinës është ndërprerë në çerekun e katërt, pas një incidenti në palestrën ku po zhvillohej përballja.

Në afërsi të bankës së Sigal Prishtinës është hedhur një mjet plasës, pas së cilës arbitrat kanë vendosur t’i dërgojnë basketbollistët në zhveshtore.
Gjatë kësaj kohe ka pasur edhe tensione mes tifozëve pejanë dhe basketbollistit të Prishtinës, Malcolm Arstead.
Ndeshja u ndërpre kur Sigal Prishtina ishte në epërsi prej dy pikësh, 66:64, ndërsa kishin mbetur edhe 6 minuta e 29 sekonda deri në përfundim të takimit.
Për momentin nuk dihet nëse derbi do të vazhdojë apo do të merret ndonjë vendim tjetër nga organizatorët dhe zyrtarët e ndeshjes./Telegrafi/




