Pekini konfirmon bisedimet për një samit historik Xi-Trump-Putin në Kinë

Pekini konfirmon bisedimet për një samit historik Xi-Trump-Putin në Kinë

Pekini konfirmon bisedimet për një samit historik Xi-Trump-Putin në Kinë

Pekini ka konfirmuar për herë të parë se po zhvillon diskutime për një takim historik mes liderit kinez, Xi Jinping, presidentit amerikan, Donald Trump, dhe presidentit rus, Vladimir Putin, transmeton agjencia “AP”.

Zëdhënësja e Ministrisë të Jashtme të Kinës, Mao Ning, gjatë një konference për media në Pekin këtë javë tha se Kina  “është në komunikim me palët përkatëse lidhur me një takim mes tre krerëve të shteteve”.

Sponsor 3M Express

Ende nuk është marrë asnjë vendim përfundimtar, por takimi i tre liderëve mund të mbahet këtë muaj, në margjinat e një samiti rajonal në qytetin Shenzhen, në jug të Kinës.

Nëse realizohet, takimi do të ishte historik. Megjithatë, ekspertët thonë se tre liderët nuk kanë gjasa të diskutojnë çështje konkrete, pasi interesat e tyre janë në kundërshtim me njëra-tjetrën. Sipas tyre, takimi do të shërbente kryesisht për një fotografi të përbashkët, ndërsa Kina do ta organizonte atë me shumë kujdes.

“Besoj se takimi do të mbahet. Çështja është formati dhe përmbajtja e tij”, tha Sun Yun, drejtoreshë e programit për Kinën në Qendrën Stimson.

Pekini është nikoqir i samitit të këtij viti të liderëve të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC), një organizatë me 21 anëtarë, ku bëjnë pjesë SHBA-ja dhe Rusia.

Trumpi pritet të udhëtojë drejt Shenzhenit për t’u takuar me Xi-në për herë të tretë këtë vit, me synimin për ta ruajtur “armëpushimin” e brishtë tregtar, i cili pritet të skadojë në janar.

Si shenjë se tensionet vazhdojnë, përfaqësuesi amerikan për Tregtinë, Jamieson Greer, gjatë një bisede nëpërmjet videolidhjes të premten me zëvendëskryeministrin kinez, He Lifeng, i kërkoi Pekinit të ndërmarrë “veprime konkrete për t’i zbatuar plotësisht zotimet e mëparshme, veçanërisht ato që kanë të bëjnë me blerjet e produkteve bujqësore, tokat e rralla dhe mineralet e tjera kritike”, u tha në një deklaratë të zyrës së Greerit.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Pamje dramatike nga Polonia, njerëzit ikin mes të shtënave me armë

Pamje dramatike nga Polonia, njerëzit ikin mes të shtënave me armë

Incident në derbin e basketbollit, ndërpritet ndeshja mes Pejës dhe Sigal Prishtinës

Incident në derbin e basketbollit, ndërpritet ndeshja mes Pejës dhe Sigal Prishtinës

Domatja dhe avokadoja, kombinimi që i ndihmon trupit të përthithë më shumë antioksidantë

Domatja dhe avokadoja, kombinimi që i ndihmon trupit të përthithë më shumë antioksidantë