Disa kilometra larg Prishtinës, aty ku përfundon zhurma e qytetit dhe nis qetësia e maleve, gjahu merr një kuptim tjetër. Për gjahtarët, nuk bëhet fjalë vetëm për gjuajtjen, por edhe për shoqërinë, durimin dhe përjetimet që i sjell natyra.

Një kafe, ushqimi, një gotë raki dhe historitë që përsëriten sa herë që mblidhen bashkë, janë pjesë e traditës së tyre.
Kësaj radhe, emisioni “KREJT KAPAK” ishte në shoqërinë e komandant Nuredin Ibishit – Lekës dhe anëtarëve të klubit të gjahtarëve “Kaprolli” Prishtina 1, të rajonit të Prishtinës.
Ky emision sjell rrëfime nga përvojat e gjahtarëve, momente nga mali dhe kënaqësinë e të qenit bashkë, larg ritmit të përditshëm, transmeton Klankosova.tv.
Sepse, përtej gjahut, ajo që mbetet janë miqësia, kujtimet dhe historitë e ndara mes shokësh. E kur gjahu shfaqet, aventura bëhet edhe më interesante.





