Dita e Forcës, komandant Jashari: Sot jemi më të përgatitur se kurrë

Dita e Forcës, komandant Jashari: Sot jemi më të përgatitur se kurrë

Dita e Forcës, komandant Jashari: Sot jemi më të përgatitur se kurrë

Me rastin e Ditës së Forcës, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka uruar të gjithë personelin ushtarak dhe civil të FSK-së.

Sponsor 3M Express

Komandanti i FSK-së në urimin e tij shpreh respekt dhe mirënjohje të sinqertë për të gjithë pjesëtarët e FSK-së për kontributin dhe angazhimin e pakursyer që janë duke e dhënë në shërbim të vendit.

“Të nderuar ushtarë, nënoficerë, oficerë, kadetë dhe shërbyes civil të Forcës së Sigurisë së Kosovës, falë përkushtimit dhe punës suaj të palodhshme, sot jemi më të përgatitur se kurrë, duke u radhitur krah për krah me partnerët tanë në mbrojtje të paqes dhe sigurisë kudo në botë. Në këtë ditë të veçantë, le të reflektojmë së bashku në të kaluarën tonë dhe të nderojmë sakrificat e të gjithë atyre brezave të cilët janë meritorët më të mëdhenj të lirisë të cilën e gëzojmë sot.

Faleminderit të gjithëve për shërbimin ndaj atdheut dhe punën e palodhshme që jeni duke e bërë për ngritjen dhe avancimin e FSK-së.

Urime Dita e Ushtrisë për ju, djem dhe vajza të shkëlqyer të ushtrisë sonë!”, shkruan komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari. /Telegrafi/

Lexo edhe

Aksident masiv në Zvicër: Përfshihen 37 automjete, 10 persona dërgohen në spital

Aksident masiv në Zvicër: Përfshihen 37 automjete, 10 persona dërgohen në spital

Shiroka-Pula në Ditën e Forcës: FSK-ja do të vazhdojë të fuqizohet si ushtri moderne, profesionale dhe e gatshme për sfidat e sigurisë

Shiroka-Pula në Ditën e Forcës: FSK-ja do të vazhdojë të fuqizohet si ushtri moderne, profesionale dhe e gatshme për sfidat e sigurisë

Trump i kërkon Putinit të ndalë agresionin në Evropë, SHBA-ja shtyn rishikimin e trupave në kontinent

Trump i kërkon Putinit të ndalë agresionin në Evropë, SHBA-ja shtyn rishikimin e trupave në kontinent