Ndryshimet në Ligjin për Specialen, Britania: Druajmë se do të dëmtojnë marrëdhëniet e Kosovës me partnerët

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë ka shprehur frikën se amendamentet e propozuara për Ligjin e Speciales nuk do t’u shërbejnë interesave të Kosovës.

Sponsor 3M Express

Reagimi i Ambasadës britanike vjen pasi në seancën e nesërme të Kuvendit të Kosovës është futur në rend dite edhe kërkesa e PDK-së për shqyrtim të Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

“Kemi frikë se amendamentet e propozuara nuk do t’u shërbejnë aspak interesave thelbësore të Kosovës dhe do të dëmtojnë marrëdhëniet e saj me partnerët dhe mbështetësit ndërkombëtarë”, tha Ambasada britanike, raporton Klankosova.tv.

Më tej, Ambasada thotë se e kanë marrë “plotësisht parasysh shkallën e pakënaqësisë lidhur me aktgjykimet e fundit”, por theksohet se “besojmë se interesave të Kosovës mund t’u shërbehet më së miri duke siguruar që ajo të vazhdojë t’i respektojë zotimet e saj ndërkombëtare dhe përkushtimin ndaj llogaridhënies, drejtësisë dhe sundimit të ligjit”.

“E inkurajojmë Kuvendin që të marrë kohë për konsultime të mëtejshme, si brenda vendit, ashtu edhe me Bashkimin Evropian dhe aleatët e tjerë ndërkombëtarë, për të gjetur një zgjidhje më të mirë”, ka thënë Ambasada britanike në Kosovë.

Më herët, reagim pati edhe nga Zyra e BE-së në Kosovë, sikurse edhe nga Ambasada e Gjermanisë.

Lexo edhe

Raphinha i afrohet Këpucës së Artë, i duhet vetëm një gol për të marrë kreun e renditjes

Raphinha i afrohet Këpucës së Artë, i duhet vetëm një gol për të marrë kreun e renditjes

Edhe Britania e Madhe kundër ndryshimeve në Ligjin për Specialen, paralajmëron dëmtimin e raporteve me partnerët ndërkombëtarë

Edhe Britania e Madhe kundër ndryshimeve në Ligjin për Specialen, paralajmëron dëmtimin e raporteve me partnerët ndërkombëtarë

RC Cola Kosova i jep energji Doku.Tech, bëhet pjesë e edicionit të sivjetmë

RC Cola Kosova i jep energji Doku.Tech, bëhet pjesë e edicionit të sivjetmë