Ndryshime në krye të Policisë në Pejë, Faton Alija transferohet nga Prizreni – merr drejtimin e rajonit pas suspendimit të Agron Hasanajt

Kolonel Faton Alija, i cili deri më tani ka udhëhequr Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prizren, është transferuar në Pejë, ku pritet të marrë drejtimin e Policisë Rajonale, mëson Gazeta Sinjali.

Sponsor 3M Express

Sipas informacioneve të siguruara nga Sinjali, ky ndryshim është pjesë e sistemimeve të reja në strukturat drejtuese të Policisë së Kosovës.

Alija ka udhëhequr deri më tani rajonin e Prizrenit, që përfshin edhe stacionet policore në Suharekë dhe Dragash.

Emërimi i tij në Pejë vjen në një periudhë të ndjeshme për këtë drejtori, pas suspendimit të drejtorit rajonal Agron Hasanaj dhe disa zyrtarëve të tjerë policorë.

Suspendimet ishin ndërmarrë në kuadër të veprimeve hetimore dhe verifikuese lidhur me trajtimin institucional të rastit të Arlinda Zekajt, e cila u vra në Pejë.

Pas suspendimit të Hasanajt, në fund të tetorit, major Mirsad Kelmendi ishte caktuar ushtrues i detyrës së drejtorit rajonal në Pejë.

Ndërkohë, transferimi i Alijës pritet të sjellë ndryshime edhe në drejtimin e Policisë Rajonale në Prizren, ku ai kishte ushtruar detyrën deri më tani.

Policia e Kosovës ka zhvilluar gjatë javëve të fundit një proces sistemimi dhe rotacioni të zyrtarëve në pozita të ndryshme drejtuese.

Ende nuk është bërë publik vendimi i ri i emërimit të Alijës dhe as emri i personit që do ta zëvendësojë në Prizren.

/Gazeta Sinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Grupi i kokainës: Kush është furnizuesi i “Dajës” dhe ish-ministrit Haraqija, që i shpëtoi arrestimit

Grupi i kokainës: Kush është furnizuesi i “Dajës” dhe ish-ministrit Haraqija, që i shpëtoi arrestimit

Pas tetë vitesh në krye të Policisë në Gjakovë, Lumni Graishta emërohet këshilltar në Ferizaj

Pas tetë vitesh në krye të Policisë në Gjakovë, Lumni Graishta emërohet këshilltar në Ferizaj

Ahmeti: Vendimi për ndalimin e tregtimit të energjisë me Serbinë është jashtëzakonisht i vonshëm

Ahmeti: Vendimi për ndalimin e tregtimit të energjisë me Serbinë është jashtëzakonisht i vonshëm