Ndryshimet në strukturat drejtuese të Policisë së Kosovës kanë përfshirë edhe Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prishtinë.

Burime të Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se nënkolonel Basri Shabani është transferuar nga pozita e drejtorit rajonal në Prishtinë në krye të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren.
Shabani largohet nga drejtimi i rajonit të Prishtinës pas më shumë se tre vitesh në këtë pozitë, të cilën e kishte marrë në korrik të vitit 2023.
Para emërimit në Prishtinë, ai kishte udhëhequr Drejtorinë Rajonale të Policisë në Ferizaj, ndërsa gjatë mandatit në kryeqytet ka qenë përgjegjës për drejtimin dhe menaxhimin e strukturave policore të këtij rajoni.
Sipas burimeve të Sinjalit, Shabani do ta zëvendësojë në Prizren kolonel Faton Alijën, i cili është transferuar në krye të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë.
Këto ndryshime janë pjesë e lëvizjeve të reja në nivelin drejtues të Policisë së Kosovës, që kanë përfshirë disa drejtori rajonale.
Deri më tani, Policia e Kosovës nuk ka publikuar një njoftim zyrtar për emërimin e Shabanit në Prizren, ndërsa mbetet të konfirmohet se kush do ta marrë drejtimin e Policisë Rajonale në Prishtinë.
/Gazeta Sinjali/
Burimi: Sinjali





