Ndërkohë, spektakël dhe emocione ka pasur edhe në ndeshjet e tjera, ku Los Angeles Lakers dhe Minnesota Timberwolves triumfuan pas përmbysjeve dramatike.
Detroit Pistons arriti një fitore të rëndësishme në Teksas, duke ndërprerë ecurinë fantastike të San Antonios, që kishte regjistruar 12 triumfe radhazi.

Fitore bindëse në udhëtim realizoi edhe Utah Jazz, që dominoi përballë Los Angeles Clippers, duke triumfuar me rezultat 132:107 në Kaliforni.
Ndërkohë, New York Knicks vazhdon të mbështetet te dyshja Jalen Brunson dhe Karl-Anthony Towns. Të dy ishin vendimtarë në fitoren 111:102 ndaj Toronto Raptors.
Një përballje tejet dramatike u zhvillua mes Minnesota Timberwolves dhe Portland Trail Blazers. Minnesota arriti të përmbyste disavantazhin dhe të fitonte me vetëm një pikë diferencë, 106:105, duke e vendosur ndeshjen në sekondat e fundit.
Emocione të mëdha pati edhe në Los Angeles, ku Lakers regjistruan një tjetër fitore me përmbysje, duke mposhtur Charlotte Hornets me rezultat 118:114 pas vazhdimeve.
Charlotte kishte krijuar epërsi prej 13 pikësh gjatë periodës së katërt, por Lakers reaguan në momentet vendimtare dhe arritën ta dërgonin ndeshjen në vazhdime. Aty shkëlqyen Quentin Grimes dhe Luka Dončić, duke udhëhequr skuadrën drejt fitores.
Rezultatet në NBA
Toronto Raptors – New York Knicks 102:111
San Antonio Spurs – Detroit Pistons 93:105
Minnesota Timberwolves – Portland Trail Blazers 106:105
LA Clippers – Utah Jazz 107:132
LA Lakers – Charlotte Hornets 118-114
Burimi: RTKLive





