Ndahet nga jeta producenti dhe artisti Ilir Osmani – IlirOs

Ndahet nga jeta producenti dhe artisti Ilir Osmani – IlirOs

Ndahet nga jeta producenti dhe artisti Ilir Osmani – IlirOs

Producenti i muzikës dhe njëri prej emrave më të rëndësishëm të hip-hopit dhe muzikës alternative në Kosovë, Ilir Osmani, i njohur si IlirOs, ka vdekur në moshën 55-vjeçare.

Osmani ka ndërruar jetë të mërkurën, më 25 nëntor, si pasojë e një ataku kardiak.

Sponsor 3M Express

Pas luftës, ai pati një rol të rëndësishëm në zhvillimin e skenës moderne muzikore në Kosovë, duke kontribuar në avancimin e hip-hopit dhe në përkrahjen e artistëve të rinj.

Si producent dhe muzikant, ai bashkëpunoi me grupe dhe artistë të njohur, ndërsa punoi edhe në muzikë për filma, teatër dhe dokumentarë. Ishte gjithashtu basist i jazz-it.

Ndërkaq, miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij e kujtojnë si një mendje kreative dhe novatore, që shpesh ishte shumë hapa përpara kohës së tij.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Izraeli ‘zyrtarisht sanksionon’ torturën e të burgosurve palestinezë për të nxjerrë rrëfime, përfundon raporti

Izraeli ‘zyrtarisht sanksionon’ torturën e të burgosurve palestinezë për të nxjerrë rrëfime, përfundon raporti

Ish-kandidatja e VV-së për deputete propozohet për Këshillin Kombëtar të Shkencës

Ish-kandidatja e VV-së për deputete propozohet për Këshillin Kombëtar të Shkencës

Vrasja e mësuesit Halit Geci dhe dalja e parë publike e UÇK-së|Video

Vrasja e mësuesit Halit Geci dhe dalja e parë publike e UÇK-së|Video

Ndahet nga jeta producenti dhe artisti Ilir Osmani – IlirOs | Momenti