Fshati Opterushë i Rahovecit ka njoftuar me pikëllim për vdekjen e zyrtares policore, Afërdita Hasan Kabashi, e cila ka ndërruar jetë në moshën 50-vjeçare.

Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi mortor të publikuar nga fshati Opterushë, transmeton Klankosova.tv.
Sipas njoftimit, ceremonia e varrimit të së ndjerës do të mbahet pas namazit të ikindisë, në varrezat e fshatit Opterushë.




