Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka thënë se nëse presidentja Justina Shiroka-Pula e kthen Ligjin për Dhomat e Specializuara në Kuvend për rishqyrtim, deputetët duhet të japin kontributin e tyre.
Duke folur para mediave, Musliu ka theksuar se Ligji për Dhomat e Specializuara është jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe se deputetët duhet ta respektojnë vullnetin e qytetarëve.

Ajo ka shtuar se çdo ligj mund të rishqyrtohet ose të amandamentohet kur ka nevojë, ndërsa qëllimi i ligjeve duhet të jetë zbatimi i tyre në interes të qytetarëve.
“Prandaj, nëse kërkesa është nga presidentja në këtë rast, që ligji duhet të rishqyrtohet, të riamandamentohet, secili deputet duhet ta japë kontributin. Është brenda Rregullores së Kuvendit dhe brenda Kushtetutës”, ka deklaruar Musliu.
Burimi: Dukagjini




