Jamal Musiala po përballet me një tjetër goditje të rëndë në karrierën e tij.

Talenti gjerman ka pësuar sërish lëndim, duke ngritur shqetësime të mëdha për rikthimin e tij në fushat e blerta.
Lëndimi i ri ka ardhur në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Lille, ku Bayern pësoi humbje 2-1. Sipas raportimeve të Sky Sport, Musiala ka pësuar një çarje muskulore në kofshën e majtë, në të njëjtin vend ku kishte pasur probleme edhe më parë.
23-vjeçari sapo ishte rikthyer në fushë, pas një pauze të gjatë. Ai kishte luajtur kundër Kolnit, ndërsa në Lille u aktivizua nga banka rezervë. Megjithatë, lëndimi është rishfaqur dhe pritet të mungojë katër deri në gjashtë javë, çka do të thotë se viti 2026 ka përfunduar për të.





