Takimi u zhvillua në kuadër të takimit të liderëve të Iniciativës Rajonale Brdo–Brijuni, që po mbahet në Ohër.
Sipas njoftimit të Presidencës, Shiroka Pula ka përshëndetur vendosjen e pikave të përbashkëta kufitare dhe fillimin e punimeve në autostradën Shkup–Bllacë.

Gjatë takimit është vlerësuar bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve dhe dinamika e marrëdhënieve politike, diplomatike dhe ekonomike.
Presidentja Shiroka Pula ka theksuar rëndësinë e vazhdimit të mbështetjes së Maqedonisë së Veriut për anëtarësimin e plotë të Kosovës në Këshillin e Evropës, si dhe përkrahjen reciproke në organizatat ndërkombëtare dhe rajonale.
Në takim është vlerësuar edhe rritja e shkëmbimeve tregtare, përmirësimi i bilancit tregtar dhe zhvillimi i bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve.
Burimi: RTKLive





