BDI: Mickoski po shpik kushtetuta dhe ligje inekzistente për të justifikuar përjashtimin e gjuhës shqipe

BDI: Mickoski po shpik kushtetuta dhe ligje inekzistente për të justifikuar përjashtimin e gjuhës shqipe

BDI: Mickoski po shpik kushtetuta dhe ligje inekzistente për të justifikuar përjashtimin e gjuhës shqipe

BDI ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Hristijan Mickoskit për arsimin e lartë shqip, dhe i bën thirrje VLEN-it të braktisë Qeverinë.

Sponsor 3M Express

Nga BDI thonë se që nga ardhja në pushtet, Mickoski çdo ditë na flet për një kushtetutë inekzistente dhe për ligje që nuk ekzistojnë. Deklarata e tij e fundit, se arsimi i lartë në gjuhën shqipe qenka një “implant”, është një tjetër dëshmi e qasjes së tij përjashtuese. Në Kushtetutën në fuqi nuk ekziston asnjë dispozitë që e ndalon arsimin e lartë në gjuhën shqipe. Përkundrazi, kjo e drejtë është e garantuar me legjislacionin në fuqi.

“Është paradoksale që pikërisht Mickoski, i cili me veprimet e tij cenon rendin kushtetues dhe juridik, sot mundohet të interpretojë Kushtetutën, duke e shkelur atë, sipas agjendës së tij politike. Me deklarata të tilla ai nuk bën asgjë tjetër veçse nxit tensione ndëretnike dhe krijon pasiguri juridike në vend. Burimi i tensioneve nuk është arsimi në gjuhën shqipe, por politika që vë në pikëpyetje të drejtat e garantuara me Kushtetutë dhe ligj.

Nuk duhet harruar se OBRM-PDUKM, përmes programit të saj që është pjesë edhe e programit qeveritar, paralajmëroi dhe premtoi shfuqizimin e Balancuesit. Më pas, Gjykata Kushtetuese u vu në qendër të procesit që çoi në shfuqizimin e tij, duke hapur rrugë për shkeljes e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat. Po ashtu, janë shfuqizuar emërtimet e rrugëve dhe shesheve në Tetovë, ndërsa OBRM-PDUKM është një nga parashtrueset e iniciativave që synojnë shfuqizimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve. Pikërisht kjo qeveri përjashtoi diasporën nga përllogaritja, dhe rrjedhimisht në mënyrë jokushtetuese dhe joligjore zvogëloi numrin e këshilltarëve nëpër komunat kryesisht shqiptare.

Me këtë qasje, Maqedonia e Veriut po largohet nga parimet e bashkëjetesës, barazisë dhe marrëveshjes mbi të cilat është ndërtuar rendi i saj kushtetues. I bëjmë thirrje Mickoskit të heqë dorë nga retorika përjashtuese, të ndalë nxitjen e tensioneve dhe të respektojë Kushtetutën dhe ligjet në fuqi.

BDI do të vazhdojë të angazhohet dhe të përballet me çdo përpjekje për cenimin e të drejtave të garantuara, duke mbrojtur sigurinë juridike, barazinë dhe rendin kushtetues të vendit.

Kërkojmë që VLEN-i të distancohet publikisht dhe menjëherë nga këto politika, të braktisë Qeverinë dhe institucionet, përndryshe do të jetë bashkautor dhe bashkëfajtor në këto politika përjashtuese, nxitëse dhe degraduese”, thonë nga BDI./Telegrafi/

Lexo edhe

Presidenti finlandez: Evropa po mëson nga përvoja e Ukrainës në luftën me dronë

Presidenti finlandez: Evropa po mëson nga përvoja e Ukrainës në luftën me dronë

Barcelona dhe Real Madridi në garë për Haalandin në vitin 2027

Barcelona dhe Real Madridi në garë për Haalandin në vitin 2027

Hekurudha Prishtinë–Shkup, në fokus të takimit Shiroka Pula–Siljanovska Davkova

Hekurudha Prishtinë–Shkup, në fokus të takimit Shiroka Pula–Siljanovska Davkova