Mungesa e kuorumit pamundësoi mbajtjen e mbledhjes së Komisionit për rastin e Arlindës

Mungesa e kuorumit pamundësoi mbajtjen e mbledhjes së Komisionit për rastin e Arlindës

Mungesa e kuorumit pamundësoi mbajtjen e mbledhjes së Komisionit për rastin e Arlindës

Mungesa e kuorumit ka pamundësuar vazhdimin e mbledhjes së Komisionit Hetimor Parlamentar për veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt dhe trajtimin e dhunës ndaj fëmijëve dhe grave në familje.

Sponsor 3M Express

Kryetari i këtij komisioni, Burim Ramadani, ka bërë të ditur se mbledhja do të vazhdojë në orën 12:00.

“Në ora 12 do të mblidhemi sërish sot edhe të vazhdojmë me pikat e rendit të ditës”, tha ai.

Ndërkaq, deputeti i PDK-së, Eman Rrahmani, ka shprehur shqetësimin për mungesën e përgjegjësisë së anëtarëve të komisionit, duke thënë se kjo po e pengon punën e tij.

“Ky është një nga problemet që po e diskutojmë vazhdimisht, në qoftë se nuk jemi përgjegjës në këtë komision hetimor. Kjo e pengon krejt punën. Shumica nuk kanë pranuar përsëri që të jetë zyra e kryeministrit (që të raportojë), nëse është nevoja me ftu edhe kryeministrin. Vazhdojnë bllokada të tilla, vonesa të tilla. Është për keqardhje, shpresoj që të bëhen të përgjegjshëm”, tha Rrahmani, raporton EO, transmeton Klankosova.tv.

Në rend dite të këtij komisioni është zgjedhja e ekspertëve të jashtëm.

Lexo edhe

Vendimi | Gjyqi ndaj Jeton Sylajt i mbyllur, “me qëllim të mbrojtjes së jetës personale dhe familjare”

Vendimi | Gjyqi ndaj Jeton Sylajt i mbyllur, “me qëllim të mbrojtjes së jetës personale dhe familjare”

Rama kritikon mbylljen e Muzeut dhe Teatrit për pesë vjet: Tash po propozohet edhe Opera

Rama kritikon mbylljen e Muzeut dhe Teatrit për pesë vjet: Tash po propozohet edhe Opera

Skandali i spiunazhit – Nvidia humb 430 miliardë dollarë nga vlera e tregut

Skandali i spiunazhit – Nvidia humb 430 miliardë dollarë nga vlera e tregut