Për shkak të pakënaqësive me gjendjen e furnizimit me energji elektrike, sot do të mbahet një protestë në Prizren, ku do të kërkohet përmirësimi i këtij shërbimi.

Protesta është thirrur nga kryetarët e bashkësive lokale të kësaj komune dhe do të mbahet nga ora 11:00, para zyrave të KEDS-it në Prizren.
Përmes një njoftimi, organizatorët kanë ftuar kryetarët e bashkësive lokale dhe anëtarët e tyre, të cilët përfaqësojnë fshatrat dhe lagjet e komunës, që t’i bashkohen protestës.
“Ftojmë të gjithë kryetarët e Bashkësive Lokale dhe anëtarët e tyre që përfaqësojnë fshatrat dhe lagjet e komunës sonë, të bashkohen në këtë protestë paqësore”, thuhet në njoftim.
Burimi: Insajderi





