Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Muçunski, informoi se politika e jashtme e Maqedonisë së Veriut ka marrë përsëri vlerësime pozitive në Raportin e Komisionit Evropian për vitin 2026, veçanërisht në aspektin e pajtueshmërisë me politikën e jashtme dhe të sigurisë të Bashkimit Evropian.

Ai thotë se sipas vlerësimit të Komisionit Evropian, vendi tregon një nivel të mirë gatishmërie dhe progresi në Kapitullin 31, i cili ka të bëjë me politikën e jashtme, të sigurisë dhe të mbrojtjes. U konstatua se Maqedonia e Veriut ka ruajtur përputhshmërinë e plotë me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së.
“Komisioni Evropian vlerëson se një përputhshmëri e tillë dërgon një mesazh të fortë në lidhje me angazhimin strategjik të vendit për anëtarësim në Bashkim dhe konfirmon pozicionin e saj si një partner i besueshëm. Raporti gjithashtu thotë se rekomandimet e vitit të kaluar janë zbatuar kryesisht dhe dialogu politik me BE-në për çështjet e jashtme dhe të sigurisë vazhdon në mënyrë aktive.
Një vlerësim pozitiv u dha edhe në Kapitullin 30 – “Marrëdhëniet e Jashtme”, ku vihet re një nivel i lartë gatishmërie, përputhshmërie me politikën tregtare të BE-së dhe kontribut aktiv në bashkëpunimin ekonomik rajonal”, thotë Mucunski./Telegrafi/




