Ministri zviceran: Vendimi i Gjykatës Speciale nuk është politik, s’mund ta komentoj

Ministri zviceran: Vendimi i Gjykatës Speciale nuk është politik, s’mund ta komentoj

Ministri zviceran: Vendimi i Gjykatës Speciale nuk është politik, s’mund ta komentoj

Ministri i Punëve të Jashtme i Zvicrës, Ignazio Cassis, dhe homologu i tij kosovar, Glauk Konjufca, kanë mbajtur bashkërisht një konferencë për media në Prishtinë, pas takimit që zhvilluan gjatë ditës së sotme.

Sponsor 3M Express

Dyshja u pyet edhe për vendimin e Gjykatës Speciale ndaj katërshes së UÇK-së.

Zvicerani Cassis dha një përgjigje diplomatike, duke mos u lëshuar në komentimin e asaj që ai e quajti vendim gjykate, e jo vendim politik.

“Unë mund të ju jap përgjigjen e zakonshme të Zvicrës. Sikurse çdokund në botë, Zvicra i mbështet Dhomat dhe Gjykatat Ndërkombëtare dhe Zvicra i pranon vendimet e gjykatave ndërkombëtare dhe nuk i komenton këto vendime, sepse është vendim i gjykatës e jo vendim politik. Prandaj, Zvicra i pranon ato vendime”, deklaroi ministri zviceran i Punëve të Jashtme.

Lexo edhe

Një ditë para diplomimit të 412 kadetëve, Policia anulon tenderin për karriget

Një ditë para diplomimit të 412 kadetëve, Policia anulon tenderin për karriget

Thirret protestë gjithëkombëtare për të shtunën kundër vrasjes së grave

Thirret protestë gjithëkombëtare për të shtunën kundër vrasjes së grave

Barcelona përgatit goditjen e madhe, synon yllin e Betisit

Barcelona përgatit goditjen e madhe, synon yllin e Betisit