Moti sot i vranët, me reshje të lehta shiu dhe erëra të forta

Moti sot i vranët, me reshje të lehta shiu dhe erëra të forta

Moti sot i vranët, me reshje të lehta shiu dhe erëra të forta

Sipas parashikimit të IHMK-së, dita do të karakterizohet nga paqëndrueshmëri atmosferike, veçanërisht për shkak të erërave të forta jugore dhe jugperëndimore.

Temperaturat maksimale pritet të lëvizin nga 15 deri në 18 gradë Celsius.

Sponsor 3M Express

Era do të fryjë me shpejtësi prej 30 deri në 45 kilometra në orë, ndërsa gjatë rafaleve mund të arrijë intensitet edhe më të lartë. Erërat më të fuqishme parashihen nga mesdita deri në orët e mbrëmjes.

Ndërkohë, reshjet e shiut do të jenë kryesisht të lehta dhe lokalisht mund të arrijnë deri në një milimetër brenda tri orëve.

Presioni atmosferik pritet të zbresë në rreth 999 hektopaskalë, ndërsa në orët e vona të ditës parashihet kalimi i një fronti atmosferik, i cili do të ndikojë edhe në ndryshimin e drejtimit të erës.

Për shkak të erërave të forta, IHMK-ja u bën thirrje qytetarëve të kenë kujdes, të sigurojnë objektet e lehta në ambientet e jashtme dhe të tregojnë vëmendje të shtuar gjatë qarkullimit rrugor, veçanërisht në hapësirat e hapura.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Sulm kibernetik edhe në Zvicër, jashtë funksionit rreth 20 aplikacione të administratës

Sulm kibernetik edhe në Zvicër, jashtë funksionit rreth 20 aplikacione të administratës

Drejtoresha e Mirëqenies Sociale në Pejë dëshmon nesër në Komisionin Hetimor për rastin Arlinda Zekaj

Drejtoresha e Mirëqenies Sociale në Pejë dëshmon nesër në Komisionin Hetimor për rastin Arlinda Zekaj

Publikohet orari i xhiros së 14-të në Superligën e Kosovës, derbi të dielën në Suharekë

Publikohet orari i xhiros së 14-të në Superligën e Kosovës, derbi të dielën në Suharekë

Moti sot i vranët, me reshje të lehta shiu dhe erëra të forta | Momenti