Mot i ftohtë në Kosovë gjatë kësaj jave – priten ngrica dhe reshje bore, temperaturat zbresin deri në -8°C

Kosova gjatë pesë ditëve të ardhshme do të përballet me mot të ndryshueshëm, me vranësira, reshje shiu dhe rënie të ndjeshme të temperaturave, ndërsa në zonat malore priten edhe reshje bore.

Sponsor 3M Express

Sipas parashikimit meteorologjik për periudhën 23–27 nëntor, në mesin e javës temperaturat minimale pritet të zbresin deri në -8 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të lëvizin kryesisht nga 2 deri në 6 gradë Celsius.

Këto kushte do të favorizojnë paraqitjen e ngricave të mëngjesit, veçanërisht në zonat e ulëta dhe luginore. Po ashtu, në disa lokalitete ekziston mundësia e paraqitjes së mjegullës, e cila mund të shkaktojë ulje të dukshmërisë.

Në ditën e parë të kësaj periudhe, të hënën, më 23 nëntor, moti parashihet të jetë kryesisht i vranët dhe me reshje shiu, ndërsa në viset me lartësi më të mëdha priten reshje shiu dhe bore.

Temperaturat minimale të hënën do të lëvizin nga 2 deri në 5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 6 deri në 9 gradë Celsius. Era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes, me shpejtësi prej 1 deri në 11 metra në sekondë.

Kah fundi i periudhës parashihet një rritje graduale e temperaturave, por vranësirat dhe mundësia për reshje shiu do të vazhdojnë.

Ndërkohë, era do të fryjë kryesisht nga drejtimet verilindore, jugperëndimore dhe juglindore, me intensitet të dobët deri mesatar.

Në përgjithësi, qytetarëve u rekomandohet kujdes i shtuar gjatë orëve të mëngjesit për shkak të ngricave të mundshme, mjegullës dhe rrugëve të lagështa, veçanërisht në zonat malore. /Telegrafi/

Lexo edhe

14 orë nën rrënoja pas bombardimeve ruse, 7-vjeçari nxirret i gjallë në rajonin e Kievit

14 orë nën rrënoja pas bombardimeve ruse, 7-vjeçari nxirret i gjallë në rajonin e Kievit

Zjarr i fuqishëm në një spital në Berlin, 15 persona të prekur nga tymi – dy në gjendje të rëndë

Zjarr i fuqishëm në një spital në Berlin, 15 persona të prekur nga tymi – dy në gjendje të rëndë

Osmani: Me vrasjen e Xhemail Mustafës u plagos ndërgjegjja e Kosovës, që ende kërkon drejtësi

Osmani: Me vrasjen e Xhemail Mustafës u plagos ndërgjegjja e Kosovës, që ende kërkon drejtësi