‘Mos u ngut për t`u larguar’, Giggs këshillon talentin e Man Unitedit

‘Mos u ngut për t`u larguar’, Giggs këshillon talentin e Man Unitedit

‘Mos u ngut për t`u larguar’, Giggs këshillon talentin e Man Unitedit

Legjenda e “Djajve të Kuq” beson se sulmuesi 16-vjeçar duhet të tregojë më shumë durim dhe të mos nxitojë për ta vazhduar karrierën në një klub tjetër, pavarësisht interesimit të madh nga gjiganti spanjoll.

Sipas raportimeve, Real Madridi i ka ofruar Gabrielit një kontratë afatgjatë dhe shpreson ta transferojë në “Santiago Bernabeu” gjatë afatit kalimtar të janarit.

Sponsor 3M Express

Talenti anglez nuk është stërvitur me ekipin e Manchester Unitedit që nga shtatori, pasi ka kërkuar largimin për shkak të hapësirave të pamjaftueshme për të luajtur.

Giggs, duke komentuar situatën e tij, mori si shembull talentin e Arsenalit, Max Dowman, i cili pavarësisht potencialit të madh po pret me durim mundësinë për të fituar një rol më të rëndësishëm në ekipin e parë.

“Deri më tani, gjithçka në karrierën e tij po shkon mirë. Pse duhet ta ndërpresë këtë rrugëtim? Është në drejtimin e duhur. Unë kam filluar të stërvitem në moshën 15-vjeçare, por në ekipin e parë kam luajtur vetëm dy vjet më vonë. Duhet të kesh durim, diçka që duket se po mungon te shumë të rinj sot”, deklaroi Giggs.

Ish-futbollisti i Manchester Unitedit theksoi se paraqitjet në ekipet e të rinjve nuk mund të krahasohen me përgjegjësitë që sjell aktivizimi në skuadrën e parë.

Ai gjithashtu vlerësoi talentin e Max Dowmanit, duke theksuar se futbollisti i Arsenalit nuk po krijon pakënaqësi për shkak të mungesës së minutave.

“Max Dowman është i jashtëzakonshëm, por aktualisht nuk po luan për Arsenalin. Jam i sigurt se edhe ai dëshiron më shumë, por nuk po krijon probleme. E di se pas disa vitesh mund të jetë futbollisti kryesor i Arsenalit”, u shpreh Giggs.

Ndërkohë, Manchester United rrezikon të humbasë një prej talenteve më premtues të akademisë së tij. Një rast i ngjashëm ishte ai i Rio Ngumohas, i cili u largua nga akademia e Chelseat për t’iu bashkuar Liverpoolit në vitin 2024.

Liverpooli u detyrua të paguante së paku 2.8 milionë funte si kompensim për transferimin e tij, ndërsa vlera e futbollistit është rritur ndjeshëm që atëherë.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Kjo është kompania që u kap duke mashtruar me kode doganore

Kjo është kompania që u kap duke mashtruar me kode doganore

“Kosova e Kadaresë”: Hapet ekspozita në Prishtinë në 90-vjetorin e lindjes së shkrimtarit

“Kosova e Kadaresë”: Hapet ekspozita në Prishtinë në 90-vjetorin e lindjes së shkrimtarit

Tezja e Doarsa Spahijës dyshon te shoqja e saj: E prezantoi me të dyshuarin dhe ditën kritike…(VIDEO)

Tezja e Doarsa Spahijës dyshon te shoqja e saj: E prezantoi me të dyshuarin dhe ditën kritike…(VIDEO)