Momenti kur dronët ukrainas godasin urën që lidh Krimenë me Rusinë

Momenti kur dronët ukrainas godasin urën që lidh Krimenë me Rusinë

Momenti kur dronët ukrainas godasin urën që lidh Krimenë me Rusinë

Ukraina ka publikuar pamje të sulmit të saj më të fundit ndaj Urës së Kerçit, një lidhje kyçe rrugore dhe hekurudhore që bashkon Gadishullin e Krimesë me territorin kryesor të Rusisë.

Sponsor 3M Express

Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (SBU) njoftoi se operacioni u krye gjatë natës, në koordinim me forcat e mbrojtjes të Ukrainës.

Sipas këtij shërbimi, goditja shkatërroi një nga harqet e urës dhe një pjesë të rrugës, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Ura shërben si një rrugë jetike për furnizimet ushtarake ruse drejt Krimesë dhe është një simbol madhor i aneksimit të gadishullit nga Moska në vitin 2014.

Ndërkohë, Komiteti Hetues i Rusisë konfirmoi se ura ka pësuar dëmtime strukturore dhe njoftoi hapjen e një hetimi për sulm terrorist.

– YouTube www.youtube.com

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky konfirmoi se ushtria ukrainase qëndron pas sulmit, të cilin e cilësoi si një operacion të paprecedentë, të përgatitur gjatë disa javëve.

Sipas tij, fillimisht u shkatërruan gradualisht sistemet ruse të mbrojtjes ajrore, radarët dhe pajisjet elektronike.

Më pas, dronët goditën pjesën rrugore të urës, ndërsa raketat dhe dronët u përdorën kundër pjesës hekurudhore.

Zelensky tha se sulmi synonte një nga pikat kryesore të kalimit ushtarak të Rusisë drejt Krimesë, duke shtuar se Ukraina po i kujton Moskës se lufta do të kthehet gjithmonë aty ku filloi.

Ura e Kerçit u ndërtua nga Rusia pas aneksimit të Krimesë në vitin 2014. Ajo është goditur edhe në tri sulme të mëparshme ukrainase, i fundit prej të cilëve ishte në qershor të vitit 2025. /Telegrafi/

Lexo edhe

LEX | E goditi me tytën e automatikut një 15-vjeçar gjatë luftës, Apeli ia ul Dushko Arsiçit dënimin nga 13 në 8 vjet

LEX | E goditi me tytën e automatikut një 15-vjeçar gjatë luftës, Apeli ia ul Dushko Arsiçit dënimin nga 13 në 8 vjet

Fejzullah Krasniqi zgjidhet kryetar i Akademisë së Shkencave

Fejzullah Krasniqi zgjidhet kryetar i Akademisë së Shkencave

Raportohet se Gjykata në Beograd ka lëshuar urdhërarrest për Milan Radoiçiqin

Raportohet se Gjykata në Beograd ka lëshuar urdhërarrest për Milan Radoiçiqin