HMK paralajmëron erëra të forta të enjten, temperaturat deri në 18 gradë Celsius

HMK paralajmëron erëra të forta të enjten, temperaturat deri në 18 gradë Celsius

HMK paralajmëron erëra të forta të enjten, temperaturat deri në 18 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka publikuar një përditësim të parashikimit të motit për ditët 18 deri më 20 nëntor, sipas të cilit moti do të mbetet relativisht i ngrohtë për këtë periudhë të vitit, por të enjten pritet të ketë erëra të forta.

Të mërkurën, temperaturat minimale do të jenë rreth 9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë deri në 16 gradë. Gjatë ditës do të ketë shtim gradual të vranësirave dhe mundësi për reshje shumë të lehta shiu.

Sponsor 3M Express

E enjtja pritet të jetë dita më e paqëndrueshme e javës. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 15 deri në 18 gradë Celsius, ndërsa parashikohen erëra të forta nga jugu dhe jugperëndimi, me shpejtësi prej 30 deri në 45 kilometra në orë, me mundësi të rrebesheve edhe më të fuqishme. Gjatë ditës priten edhe reshje të lehta shiu me ndërprerje.

IHMK u ka bërë thirrje qytetarëve që të enjten të sigurojnë objektet e lehta jashtë shtëpive, tabelat reklamuese dhe skelat e ndërtimit. Gjithashtu, vozitësit këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar, sidomos në rrugët e hapura.

Të premten, pas kalimit të frontit atmosferik, moti pritet të jetë më i kthjellët dhe më i thatë. Temperaturat minimale do të jenë rreth 8 deri në 9 gradë, ndërsa maksimalet deri në 17 gradë Celsius. Era do të fryjë nga veriu dhe veriperëndimi, fillimisht më e fortë, e më pas do të dobësohet.

Sipas parashikimit të IHMK-së, ftohje më e theksuar pritet pas fundjavës, kur temperaturat maksimale do të zbresin në 9 deri në 11 gradë Celsius.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Lëvizja Studentore në Maqedoni: Nuk na frikësoni me ndalesa në kufi, zëri i studentëve nuk do të heshtet

Lëvizja Studentore në Maqedoni: Nuk na frikësoni me ndalesa në kufi, zëri i studentëve nuk do të heshtet

LEX | E goditi me tytën e automatikut një 15-vjeçar gjatë luftës, Apeli ia ul Dushko Arsiçit dënimin nga 13 në 8 vjet

LEX | E goditi me tytën e automatikut një 15-vjeçar gjatë luftës, Apeli ia ul Dushko Arsiçit dënimin nga 13 në 8 vjet

Fejzullah Krasniqi zgjidhet kryetar i Akademisë së Shkencave

Fejzullah Krasniqi zgjidhet kryetar i Akademisë së Shkencave