Aktakuzë ndaj tre personave për shitjen e rreth dy kilogramëve heroinë

Aktakuzë ndaj tre personave për shitjen e rreth dy kilogramëve heroinë

Aktakuzë ndaj tre personave për shitjen e rreth dy kilogramëve heroinë

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj tre personave, të dyshuar për shitblerje dhe shpërndarje të narkotikëve, pasi gjatë hetimeve janë sekuestruar rreth 1.8 kilogramë heroinë, kanabis, pesë armë zjarri dhe qindra fishekë.

Sponsor 3M Express

Sipas njoftimit të Prokurorisë, të pandehurit R.B., A.R. dhe B.(Sh)B. dyshohet se, në bashkëkryerje dhe si anëtarë të një grupi, janë marrë me shitjen dhe shpërndarjen e sasive të mëdha të heroinës në fshatin Gjinoc të Suharekës.

Hetimet kanë zbuluar se më 23 mars 2026, gjatë realizimit të një shitjeje të narkotikëve, policia ka ndaluar një automjet në të cilin ishin fshehur dy paketime me substancë të dyshuar narkotike, me peshë fillestare prej 1,017.25 gramësh, transmeton Klankosova.tv.

Ndërkaq, gjatë kontrollit në shtëpinë e njërit prej të pandehurve është gjetur edhe një sasi tjetër prej 806 gramësh heroinë.

Sipas ekspertizës së Agjencisë së Kosovës për Forenzikë, dy sasitë përmbanin heroinë në përzierje me substanca të tjera, me peshë neto të përgjithshme prej 1,780.13 gramësh. Po ashtu, në pronën e njërit prej të pandehurve është sekuestruar edhe 12.69 gramë kanabis.

Përveç veprave që lidhen me narkotikët, dy prej të pandehurve akuzohen edhe për armëmbajtje pa leje. Gjatë kontrolleve janë sekuestruar pesë armë zjarri, përfshirë pistoleta, pushkë gjuetie dhe një armë automatike, si dhe 549 fishekë të kalibrave të ndryshëm.

Prokurori i rastit i ka propozuar gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit.

Gjithashtu, është kërkuar konfiskimi i përhershëm i dy automjeteve, një Land Rover dhe një Mercedes GLE, telefonave mobilë, pajisjeve elektronike, parave të gatshme, narkotikëve, armëve dhe municionit.

Prokuroria ka propozuar që dy automjetet të shiten përmes Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar, ndërsa të hyrat të kalojnë në buxhetin e Kosovës. Për narkotikët, armët dhe municionin është kërkuar konfiskimi dhe shkatërrimi sipas procedurave ligjore.

Të tre të pandehurit gjenden në paraburgim që nga 23 marsi 2026.

Lexo edhe

Lëvizja Studentore në Maqedoni: Nuk na frikësoni me ndalesa në kufi, zëri i studentëve nuk do të heshtet

Lëvizja Studentore në Maqedoni: Nuk na frikësoni me ndalesa në kufi, zëri i studentëve nuk do të heshtet

LEX | E goditi me tytën e automatikut një 15-vjeçar gjatë luftës, Apeli ia ul Dushko Arsiçit dënimin nga 13 në 8 vjet

LEX | E goditi me tytën e automatikut një 15-vjeçar gjatë luftës, Apeli ia ul Dushko Arsiçit dënimin nga 13 në 8 vjet

Fejzullah Krasniqi zgjidhet kryetar i Akademisë së Shkencave

Fejzullah Krasniqi zgjidhet kryetar i Akademisë së Shkencave