Emocione dhe krenari janë përcjellë në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së 63-të të Policisë së Kosovës.

Një nga momentet më të veçanta ishte ai i Jetlum Bunjakut, djalit të heroit, Afrim Bunjaku i cili pas diplomimit është përqafuar me nënën e tij, njofton Klankosova.tv.
Rreth 400 pjesëtarë të rinj diplomuan në kuadër të gjeneratës së 63-të, duke shënuar një kapitull të ri në karrierën e tyre profesionale.




