Mjekët e rinj protestojnë para Ministrisë së Shëndetësisë: 534 doktorë të papunë, 650 kanë emigruar

Mjekët e rinj protestojnë para Ministrisë së Shëndetësisë: 534 doktorë të papunë, 650 kanë emigruar

Mjekët e rinj protestojnë para Ministrisë së Shëndetësisë: 534 doktorë të papunë, 650 kanë emigruar

Mjekët dhe profesionistët e rinj shëndetësorë kanë protestuar të shtunën para Ministrisë së Shëndetësisë në Prishtinë, duke kërkuar mundësi të rregullta punësimi, konkurse transparente për specializime dhe pagesën e stazhit gjashtëmujor.

Sponsor 3M Express

Protesta, e organizuar nga iniciativa “Për dinjitetin e profesionistëve shëndetësorë”, kishte për qëllim të tërhiqte vëmendjen ndaj pasigurisë profesionale me të cilën po përballen të rinjtë e diplomuar në fushën e mjekësisë, të cilët paralajmërojnë se mungesa e perspektivës po i shtyn drejt emigrimit.

Në emër të protestuesve ka folur Besfort Racaj, student i vitit të fundit në Fakultetin e Mjekësisë, i cili ka thënë se profesionistët e rinj nuk po kërkojnë privilegje, por mundësi për të punuar dhe për të ndërtuar të ardhmen në Kosovë.

Ai ka theksuar se pas gjashtë vitesh studime dhe sakrificash, shumë të rinj përballen me papunësi, pritje të gjata dhe mungesë sigurie për zhvillimin e tyre profesional.

Racaj ka paraqitur edhe kërkesat kryesore të protestuesve, duke përfshirë punësimin e profesionistëve shëndetësorë të licencuar, shpalljen e konkurseve për specializime çdo vit dhe përcaktimin e kuotave në bazë të nevojave reale të spitaleve dhe sistemit shëndetësor.

Po ashtu, ai ka kërkuar transparencë dhe meritokraci në përzgjedhjen e kandidatëve për specializime, ndryshimin e udhëzimit administrativ për vlerësimin e tyre, si dhe pagesën e stazhit gjashtëmujor.

Gjatë protestës, Racaj ka prezantuar edhe shifra që, sipas tij, pasqyrojnë gjendjen e profesionistëve shëndetësorë në vend. Ai ka deklaruar se gjatë periudhës 2021–2026 nga Kosova kanë emigruar 650 mjekë, ndërsa 534 doktorë janë të papunë.

Sipas shifrave të prezantuara prej tij, 611 doktorë nga Kosova janë të licencuar në shoqatat mjekësore në Gjermani. Ndërkaq, nga 2 mijë e 751 stomatologë të licencuar, vetëm 365 janë të punësuar në sektorin publik, ndërsa vetëm rreth 50 për qind e infermierëve të licencuar punojnë në këtë sektor.

Në protestë ka marrë pjesë edhe deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Albena Reshitaj, e cila njëherësh është profesoreshë në Fakultetin e Mjekësisë.

Ajo ka thënë se kërkesat e studentëve dhe mjekëve të rinj duhet të dëgjohen jo vetëm në rrugë, por edhe në institucionet përgjegjëse, duke kritikuar mungesën e transparencës dhe dialogut me ta.

Reshitaj ka vlerësuar se është e padrejtë që të rinjtë, pas viteve të studimit dhe investimit të familjeve të tyre, ta shohin emigrimin si mundësinë e vetme për zhvillim profesional.

Ndërkohë, organizatorët kanë paralajmëruar se protesta do të vazhdojë edhe të dielën, nga ora 10:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë. Aty do të vendosen tavolina ku profesionistët shëndetësorë do të ofrojnë shërbime simbolike për qytetarët.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

E trishtë: Ky është 63-vjeçari që u gjet pa shenja jete në vendin e tij të punës në Istog

E trishtë: Ky është 63-vjeçari që u gjet pa shenja jete në vendin e tij të punës në Istog

Duhet të superduartrokitet, Rudina vlerëson lojën e Arlindës, Resuli e quan kontradiktore

Duhet të superduartrokitet, Rudina vlerëson lojën e Arlindës, Resuli e quan kontradiktore

Kallëzimi ndaj Spiropalit, Berisha: Regjistrimi i çështjes penale ndaj saj, përdorim i SPAK-ut si armë politike

Kallëzimi ndaj Spiropalit, Berisha: Regjistrimi i çështjes penale ndaj saj, përdorim i SPAK-ut si armë politike