“Miss Palestina” i bën thirrje Izraelit për kostumin e saj në “Miss Universe”: Ata morën simbolet tona, dhe ku është zëri ynë?

“Miss Palestina” i bën thirrje Izraelit për kostumin e saj në “Miss Universe”: Ata morën simbolet tona, dhe ku është zëri ynë?

“Miss Palestina” i bën thirrje Izraelit për kostumin e saj në “Miss Universe”: Ata morën simbolet tona, dhe ku është zëri ynë?

Nadeen Ayoub, përfaqësuesja e parë e Palestinës në konkursin e bukurisë “Miss Universe”, ka reaguar pasi përfaqësuesja e Izraelit, Danielle Yablonka, u shfaq në edicionin e sivjetmë me një mantel ku ishin paraqitur Kupola e Shkëmbit dhe motive të Jerusalemit.

Sponsor 3M Express

Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, Ayoub ka shprehur pakënaqësinë e saj për përdorimin e këtyre simboleve, duke rikujtuar se edhe ajo, në edicionin e vitit të kaluar, kishte zgjedhur t’i përfaqësonte ato përmes veshjes tradicionale palestineze.

Gjatë prezantimit të kostumeve kombëtare, ajo ishte shfaqur me një mantel të pikturuar me dorë, ku përfshiheshin Kupola e Shkëmbit, Xhamia Al-Aksa dhe Kisha e Varrit të Shenjtë. Sipas saj, këto janë vende me rëndësi të veçantë historike dhe kulturore për palestinezët, ndërsa paraqitja e saj kishte arritur të tërhiqte vëmendjen e një audience të gjerë.

“Këtë vit pashë se si Miss Izraeli doli në të njëjtën skenë me Kupolën e Shkëmbit dhe Jerusalemin të paraqitur në mantelin e saj. Dhe pyeta veten: ku është zëri palestinez? Këtë herë nuk kishte asnjë konkurrente palestineze”, u shpreh Ayoub.

Ajo theksoi se Xhamia Al-Aksa dhe Kupola e Shkëmbit janë vende të shenjta për myslimanët, por kanë rëndësi edhe në traditën hebraike, pasi në atë hapësirë ndodheshin Tempulli i Parë dhe i Dytë hebraik.

Ayoub përmendi gjithashtu shqetësimet lidhur me pretendimet e disa aktivistëve izraelitë dhe kolonëve hebrenj për rrënimin e Xhamisë Al-Aksa dhe ndërtimin e një tempulli të tretë në atë vend. Për këtë arsye, ajo tha se nuk e kupton zgjedhjen e përfaqësueses izraelite për të përdorur pikërisht këto simbole në veshjen e saj.

Ndërkaq, lidhur me pyetjen se përse Palestina nuk kishte një përfaqësuese në edicionin e këtij viti të “Miss Universe”, Ayoub shpjegoi se organizimi i një pjesëmarrjeje të tillë kërkon kohë dhe investime të konsiderueshme.

Sipas saj, duhet të organizohet një konkurs kombëtar, të mbulohen shpenzimet dhe përgatitjet e konkurrentes, si dhe të sigurohet që ajo të jetë plotësisht e gatshme për një garë të këtij niveli, të cilën e krahasoi me “Olimpiadën e bukurisë”.

Ajo tregoi se gjatë viteve të fundit organizimin e “Miss Palestine” e kishte financuar kryesisht nga të ardhurat e saj personale, me ndihmën e disa individëve.

“Kur fillova, e shita makinën dhe mora kredi, sepse besoj në këtë. E di që Palestina ka të drejtë të jetë e pranishme në skenat ndërkombëtare dhe ta marrë vetë kontrollin mbi rrëfimin e saj. Kjo është më shumë sesa një mbretëreshë bukurie në skenë, më shumë sesa vetë bukuria. Bëhet fjalë për të pasur një zë”, deklaroi ajo.

Për këtë arsye, Ayoub u bëri thirrje qeverisë palestineze, institucioneve, kompanive, sponsorëve dhe individëve nga e gjithë bota që të mbështesin organizimin e konkursit, në mënyrë që Palestina të mund të dërgojë çdo vit një përfaqësuese në “Miss Universe” dhe në gara të tjera ndërkombëtare.

Kujtojmë se Nadeen Ayoub vitin e kaluar arriti të renditej në mesin e 30 konkurrenteve më të mira në konkursin e mbajtur në Tajlandë.

Ndërkohë, pas kritikave të shumta në rrjetet sociale, Danielle Yablonka reagoi përmes një postimi në Instagram, duke theksuar se kostumi i saj nuk kishte për qëllim të fshinte historinë e askujt, por të përcillte një mesazh paqeje. /Telegrafi/


Lexo edhe

Drejtori në Suharekë kërkon falje publike dhe jep dorëheqje pas komentit “palaço” ndaj Bashkim Jasharit

Drejtori në Suharekë kërkon falje publike dhe jep dorëheqje pas komentit “palaço” ndaj Bashkim Jasharit

Evertoni uron Shqipërinë për Ditën e Pavarësisë

Evertoni uron Shqipërinë për Ditën e Pavarësisë

Nico Gonzalez mungon ndaj Comos, Spalletti me një tjetër shqetësim

Nico Gonzalez mungon ndaj Comos, Spalletti me një tjetër shqetësim