Reshjet e para të borës kanë filluar në Prevallë, Bjeshkët e Rugovës dhe në zona të tjera malore të Kosovës.
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit u ka bërë thirrje drejtuesve të automjeteve që të kenë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit, veçanërisht në segmentet rrugore ku mund të ketë ngrica.

Sipas ministrisë, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren 24 orë në ditë dhe të gatshme për pastrimin e borës dhe trajtimin e ngricave, varësisht nga gjendja e rrugëve.
Ministria rikujton se pajisjet dimërore janë të detyrueshme nga 15 nëntori deri më 15 mars.
Po ashtu, shoferëve u rekomandohet të kontrollojnë gomat para nisjes, të përshtatin shpejtësinë me kushtet e rrugës, të mbajnë distancë më të madhe dhe të shmangin frenimin e menjëhershëm.
Burimi: RTKLive





