Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA, Mike Johnson, ka njoftuar se nuk do të vazhdojë të jetë udhëheqës i republikanëve në Kongresin e ri, pas humbjes së thellë të partisë në zgjedhjet e mesmandatit.

Sipas katër personave që morën pjesë në një bisedë telefonike me stafin e tij, Johnson ka bërë të ditur vendimin, duke shtuar se më herët gjatë ditës kishte biseduar edhe me presidentin amerikan, Donald Trump.
Johnson, 54 vjeç, arriti ta sigurojë edhe një mandat në Luiziana, por pas rezultateve zgjedhore u shpreh se ishte i zhgënjyer. Ai ka shërbyer për dy mandate si kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve, shkruan skynews.
Largimi i tij lë të hapur pozitën e udhëheqësit të pakicës në këtë dhomë, ndërsa republikanët pritet të mbajnë zgjedhje të brendshme më 10 nëntor për të përcaktuar kandidatin e tyre për këtë post.
Johnson ishte një nga aleatët më të afërt të Trumpit në Kongres dhe mbështetës i agjendës së tij politike “Make America Great Again” (MAGA).
Korrespondenti amerikan Mark Stone e cilësoi largimin e tij si një zhvillim domethënës, duke vlerësuar se mund të jetë një tjetër shenjë e dobësimit të lëvizjes MAGA të Trumpit. /Telegrafi/




