Mickoski: Maqedonia po përballet me një kërkesë artificiale nga një vend anëtar i BE-së

Mickoski: Maqedonia po përballet me një kërkesë artificiale nga një vend anëtar i BE-së

Mickoski: Maqedonia po përballet me një kërkesë artificiale nga një vend anëtar i BE-së

Kryeministri Hristijan Mickoski në panelin “Rezistenca si imperativ për të gjithë shoqërinë”, i cili u mbajt në kuadër të Samitit për Rezistencën në Rajnën Veriore-Vestfali, në Dyseldorf tha se Maqedonia prej 15 vitesh nuk është anëtare e BE-së për shkak të çështjeve artificiale.

Sponsor 3M Express

Mickoski theksoi se aktualisht Maqedonia po përballet me një kërkesë artificiale nga një vend anëtar i BE-së, gjë që, sipas tij, mund të shihet edhe si cenim i rezistencës së vetë Bashkimit Evropian.

“Në Dyseldorf mora pjesë në Samitin kushtuar rezistencës në Rajnën Veriore-Vestfali, ku në panelin „Rezistenca si imperativ për të gjithë shoqërinë“ theksova se Maqedonia prej 15 vitesh nuk është anëtare e BE-së për shkak të çështjeve artificiale. Tani po përballemi me një kërkesë artificiale nga një vend anëtar i BE-së dhe kjo mund të shihet edhe si cenim i rezistencës së BE-së. Kur ekziston një boshllëk i tillë në sistem, atëherë bëhet fjalë për cenueshmëri të sistemit. Jo gjithmonë rrënimi i sistemit shkaktohet nga armët, por edhe nga burime të tjera. Prandaj nevojitet një veprim i fuqishëm i BE-së, kur një vend kandidat përballet me çështje të shekullit të kaluar, të ngritura nga një vend anëtar i BE-së”, publikoi Mickoski në profilin e tij në Facebook.

Anëtarësimi në BE, theksoi Kryeministri gjatë panelit, nënkupton ndryshim përmes shtimit të vlerave, e jo ndryshim të identitetit.

“Ne e filluam këtë rrugëtim para 26 vitesh, madje edhe para Kroacisë, e cila tani është vend anëtar i BE-së. Ne luftojmë për të drejtat tona, jemi pjesë e NATO-s, jemi plotësisht të harmonizuar me politikën e jashtme të BE-së, e mbrojmë BE-në nga migrimi i paligjshëm nga vendet anëtare të BE-së dhe kështu do të vazhdojmë”, theksoi Mickoski.

Lexo edhe

Tre të plagosur gjatë dhunës në kampusin e Universitetit të Athinës

Tre të plagosur gjatë dhunës në kampusin e Universitetit të Athinës

​Schuebel: Mandati i Gjykatës Speciale duhet të respektohet

​Schuebel: Mandati i Gjykatës Speciale duhet të respektohet

Arian Nevzati, shqiptari që po shënon sukses në fizioterapi dhe akademi në Zvicër

Arian Nevzati, shqiptari që po shënon sukses në fizioterapi dhe akademi në Zvicër

Mickoski: Maqedonia po përballet me një kërkesë artificiale nga një vend anëtar i BE-së | Momenti