Skandal në serialin turk ku luan “Kemali”, skena e dhunës ndaj një gruaje shkakton reagime të ashpra

Aktori i njohur turk, Burak Özçivit, është përballur me reagime të shumta në rrjetet sociale pas publikimit të një skene të dhunshme në paralajmërimin e episodit të ri të serialit “Güneşin Doğduğu Yer”, ku ai interpreton rolin kryesor.

Sponsor 3M Express

Debati nisi pas publikimit të reklamës së dytë të episodit të tetë, në të cilën personazhi Kenan, i luajtur nga Özçivit, shfaqet duke ushtruar dhunë ndaj një gruaje.

Në pamjet që shkaktuan reagime të shumta, Kenani shihet duke e hedhur atë mbi shinat e trenit, duke i vendosur këmbën mbi kokë dhe duke i drejtuar armën.

Skena nxiti indinjatë te shikuesit, të cilët kritikuan ashpër mënyrën se si paraqitet dhuna ndaj grave në serialet televizive. Një pjesë e përdoruesve shprehën shqetësimin për ndikimin që pamje të tilla mund të kenë te të rinjtë.

Reagimet u shoqëruan edhe me thirrje për bojkotimin e serialit, ndërsa disa shikues deklaruan se nuk do ta ndiqnin më produksionin.

Pas kritikave, ekipi i produksionit vendosi të ndërhyjë në paralajmërimin e episodit të ri, duke e publikuar atë në një version të ndryshuar.

Në reklamën e ripublikuar janë hequr plotësisht pamjet kontroverse ku personazhi i interpretuar nga Burak Özçivit shihet duke ia vendosur këmbën gruas mbi kokë.

Rasti ka rihapur diskutimin për mënyrën se si trajtohet dhuna ndaj grave në produksionet televizive, si dhe për përgjegjësinë e krijuesve të serialeve ndaj përmbajtjes që u ofrojnë shikuesve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

E trishtë: Kjo është 82-vjeçarja që humbi jetën nga shpërthimi i fuqishëm në një apartament në Elbasan

E trishtë: Kjo është 82-vjeçarja që humbi jetën nga shpërthimi i fuqishëm në një apartament në Elbasan

Një skenë skandaloze nga traileri i serialit ku luan Burak Ozçivit u fshi pas reagimeve të mëdha në rrjetet sociale

Një skenë skandaloze nga traileri i serialit ku luan Burak Ozçivit u fshi pas reagimeve të mëdha në rrjetet sociale

Tre të plagosur gjatë dhunës në kampusin e Universitetit të Athinës

Tre të plagosur gjatë dhunës në kampusin e Universitetit të Athinës