Mickoski: Provimi i jurisprudencës nuk do të jepet tërësisht në shqip, sistemi gjyqësor bazohet në gjuhën maqedonase

Sistemi gjyqësor duhet të bazohet në parimin e lingua franca, që është gjuha maqedonase, dhe kjo lidhet me sundimin e ligjit, jo me të drejta të tjera apo politikë, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjeve gazetareske gjatë një vizite në Ohër.

Sponsor 3M Express

Lidhur me atë nëse çështja e dhënies së provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe do të diskutohet në seancën e qeverisë dhe deklaratat e partnerit të koalicionit ZNAM për këtë çështje, Mickoski tha se nuk do të ketë kërkesë ose vendim me të cilin provimi i jurisprudencës do të jepet në gjuhën shqipe në tërësi, por vendimi që do t’i dorëzohet seancës së qeverisë përmban dy pjesë.

“Pjesa e parë thotë se studentët do të jenë në gjendje ta japin pjesën që lidhet me studimet e tyre universitare, në një gjuhë tjetër përveç maqedonishtes, dhe në Maqedoni studime të tilla zhvillohen në tre gjuhë shqip, turqisht dhe anglisht, në gjuhën në të cilën kanë përfunduar arsimin e lartë. Pjesa e provimit të jurisprudencës ku simulohet një proces gjyqësor si pjesë e një procedure penale ose civile, ajo pjesë do të jepet në një lingua franca – maqedonisht”, tha Mickoski.

Kjo, përsëriti Kryeministri, konfirmon edhe një herë qëndrimin se sistemi gjyqësor duhet të bazohet në parimin e një lingua franca, që është gjuha maqedonase, pasi lidhet me sundimin e ligjit, dhe jo me të drejta të tjera apo politikë./Telegrafi/

Lexo edhe

Komision shtetëror ekspertësh dhe analizë të aktgjykimit, Arsim Bajrami me propozime për Apelin në Hagë

Komision shtetëror ekspertësh dhe analizë të aktgjykimit, Arsim Bajrami me propozime për Apelin në Hagë

Shiroka Pula me përfaqësueset e Rrjetit të Grave, temë parandalimi i femicidit

Shiroka Pula me përfaqësueset e Rrjetit të Grave, temë parandalimi i femicidit

Nëse IA-ja gabon për pantallonat e mija, a mund t’i besojmë për të ardhmen tonë?

Nëse IA-ja gabon për pantallonat e mija, a mund t’i besojmë për të ardhmen tonë?