Mercedes shet rrjetin e stacioneve të karikimit për veturat elektrike në Evropë

Mercedes shet rrjetin e stacioneve të karikimit për veturat elektrike në Evropë

Mercedes shet rrjetin e stacioneve të karikimit për veturat elektrike në Evropë

Kompania franceze Electra merr përsipër 47 lokacione me 374 pika karikimi.

Sponsor 3M Express

Prodhuesi gjerman i automjeteve Mercedes-Benz ia ka shitur kompanisë franceze Electra rrjetin e vet të stacioneve të karikimit të shpejtë për veturat elektrike në Evropë.

Kompania Electra do të marrë përsipër gjithsej 47 lokacione karikimi të Mercedes-Benz, me 374 pika karikimi. Prej tyre, 31 ndodhen në Gjermani dhe gjashtë në Austri. Vlera financiare e marrëveshjes nuk është bërë publike.

Marrëveshja përfshin edhe një partneritet më të gjerë mes dy kompanive. Përmes shërbimit MB.CHARGE Public, klientët e Mercedes-Benz do të kenë qasje në rrjetin e Electra-s, i cili përfshin më shumë se 800 stacione dhe mbi 5.000 pika karikimi në dhjetë shtete evropiane.

Mercedes-Benz nuk ka dhënë një arsye të drejtpërdrejtë për shitjen, por ka shpjeguar se tregu i karikimit të automjeteve elektrike ka ndryshuar ndjeshëm dhe se shumë operatorë kanë zgjeruar infrastrukturën e tyre.

Kompania gjermane ka deklaruar se synon t’i përqendrojë burimet në fushat ku mund të krijojë vlerën më të madhe për klientët. Vendimi vjen në një periudhë kur Mercedes-Benz po përballet me rënie të fitimeve dhe të shitjeve të automjeteve, duke ndërmarrë masa për uljen e kostove.

Në vitin 2023, Mercedes-Benz kishte paralajmëruar një plan ambicioz për ndërtimin e më shumë se 10.000 pikave të karikimit të shpejtë në mbarë botën deri në fund të kësaj dekade.

Me këtë marrëveshje, kompania po ndryshon strategjinë në Evropë, duke u mbështetur më shumë në partneritetet me operatorët e specializuar, në vend që të vazhdojë të zgjerojë rrjetin e saj të pavarur. /Telegrafi/

Lexo edhe

AUV nis kontrollet e përhershme të qumështit vendor dhe të importuar

AUV nis kontrollet e përhershme të qumështit vendor dhe të importuar

Gjocaj: Rezultatet e zgjedhjeve në ShBA erdhën nga pakënaqësitë me administratën Trump

Gjocaj: Rezultatet e zgjedhjeve në ShBA erdhën nga pakënaqësitë me administratën Trump

Një 24-vjeçare u rrëzua dhe humbi jetën gjatë Maratonës së Nju Jorkut, vetëm dy milje larg vijës së finishit

Një 24-vjeçare u rrëzua dhe humbi jetën gjatë Maratonës së Nju Jorkut, vetëm dy milje larg vijës së finishit