Me 1.83 promilë alkool, shoferi i Tiguanit përplaset me taksinë BYD në Prishtinë – ky është i arrestuari

Një përplasje mes një Volkswagen Tiguani dhe një taksie BYD në Prishtinë ka përfunduar me ndalimin e një shoferi, pasi alkooltesti tregoi se ai po drejtonte automjetin nën ndikimin e alkoolit. Aksidenti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së shtunës, ndërsa në të dyja veturat janë shkaktuar dëme materiale, mëson Gazeta Sinjali.

Sponsor 3M Express

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se i dyshuari është Elion Rrukolli, rreth 32 vjeç, i cili drejtonte një Volkswagen Tiguan me ngjyrë hiri.

Ngjarja ka ndodhur më 21 nëntor, rreth orës 01:15, në rrugën “Ukshin Hoti” në Prishtinë.

Sipas informacioneve të siguruara, Tiguani që drejtohej nga Rrukolli është përfshirë në aksident me një taksi BYD, me ngjyrë të bardhë, të cilën e drejtonte A.S rreth 46 vjeç.

Pas përplasjes, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, të cilat kanë ekzaminuar rrethanat e aksidentit dhe kanë kryer verifikimin e drejtuesve të automjeteve.

Gjatë alkooltestit, shoferi i Tiguanit ka rezultuar me vlerë 1.83, sipas matjes së evidentuar në informacionin policor.

Pas këtij rezultati, Policia ka njoftuar Prokurorinë e Shtetit, e cila ka urdhëruar inicimin e rastit penal për veprën “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”.

Me urdhër të Prokurorisë, Rrukolli është dërguar në mbajtje.

Nga informacionet e siguruara nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa në të dyja automjetet janë evidentuar dëme materiale.

Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

E trishtë: Ky është 63-vjeçari që u gjet pa shenja jete në vendin e tij të punës në Istog

E trishtë: Ky është 63-vjeçari që u gjet pa shenja jete në vendin e tij të punës në Istog

Duhet të superduartrokitet, Rudina vlerëson lojën e Arlindës, Resuli e quan kontradiktore

Duhet të superduartrokitet, Rudina vlerëson lojën e Arlindës, Resuli e quan kontradiktore

Kallëzimi ndaj Spiropalit, Berisha: Regjistrimi i çështjes penale ndaj saj, përdorim i SPAK-ut si armë politike

Kallëzimi ndaj Spiropalit, Berisha: Regjistrimi i çështjes penale ndaj saj, përdorim i SPAK-ut si armë politike