Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Pejë ka njoftuar se Qendra e Mjekësisë Familjare (QMF) në Vitomericë do të jetë e mbyllur gjatë ditës së sotme, më 19 nëntor, për shkak të disa arsyeve teknike.

Sipas njoftimit të drejtorisë, kjo mbyllje është e përkohshme, ndërsa shërbimet shëndetësore në këtë qendër do të rifillojnë nesër, më 20 nëntor, sipas orarit të rregullt të punës.
“Qendra e Mjekësisë Familjare (QMF) në Vitomericë, për shkak të disa arsyeve teknike, do të jetë e mbyllur vetëm gjatë ditës së sotme”, thuhet në njoftim.
Drejtoria ka falënderuar qytetarët për mirëkuptimin. /Telegrafi/





