Mbi 31 mijë qytetarë të vaksinuar kundër gripit sezonal në Kosovë, IKSHPK-ja bën thirrje për vaksinim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka bërë të ditur se deri më 6 nëntor 2026, në vend janë administruar gjithsej 31 mijë e 400 doza të vaksinës kundër gripit sezonal.

Sponsor 3M Express

Sipas IKSHPK-së, ky numër pasqyron angazhimin e institucioneve shëndetësore dhe vetëdijesimin e qytetarëve për rëndësinë e vaksinimit në mbrojtjen e shëndetit individual dhe kolektiv.

Instituti u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen me kohë, veçanërisht personave që bëjnë pjesë në grupet me rrezik më të lartë për komplikime nga gripi.

Vaksinimi rekomandohet posaçërisht për personat mbi 65 vjeç, ata me sëmundje kronike, gratë shtatzëna, fëmijët, personat me imunitet të dobësuar, punëtorët shëndetësorë, si dhe personat që janë më të ekspozuar ndaj infeksioneve respiratore për shkak të profesionit apo rrethanave të tjera.

IKSHPK-ja thekson se vaksina është masa më e rëndësishme parandaluese për uljen e rrezikut nga gripi sezonal dhe komplikimet e tij, ndërsa ndihmon edhe në zvogëlimin e përhapjes së infeksionit në komunitet.

Meqenëse aktiviteti i gripit pritet të rritet gjatë muajve të ardhshëm, vaksinimi me kohë konsiderohet veçanërisht i rëndësishëm. Sipas institutit, mbrojtja nga vaksina zhvillohet rreth dy javë pas administrimit të saj.

Qytetarët mund të vaksinohen në institucionet e kujdesit parësor shëndetësor, përkatësisht në QKMF, QMF dhe AMF në komunat përkatëse.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Gjoba për 43 shoferë kamionësh në Shkup, policia me kontrolle të shtuara në trafik

Gjoba për 43 shoferë kamionësh në Shkup, policia me kontrolle të shtuara në trafik

Franco Foda publikon listën për ndeshjet me Izraelin dhe Irlandën, tre futbollistë ftohen për herë të parë

Franco Foda publikon listën për ndeshjet me Izraelin dhe Irlandën, tre futbollistë ftohen për herë të parë

Inspektorati ndalon punimet në një objekt ndërtimi në Drenas, shkak shkelja e masave të sigurisë

Inspektorati ndalon punimet në një objekt ndërtimi në Drenas, shkak shkelja e masave të sigurisë